• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi, sivjet me tatim më të lartë!

Dragash, 01 mars
- Banorët e komunës së Dragashit ankohen për taksa të larta të tatimit në pronë, madje disa prej tyre kanë nisur të ushtrojnë ankesa. Ndonëse ende nuk janë shpërndarë të gjitha faturat për këtë vit, ka paralajmërime se do të kërkohet edhe rishqyrtim i Rregullores së KK-së.dragashi_ajri Ymer Mejzini nga fshati Kosavë, thotë se është befasuar, kur në faturën e tatimit në pronë për objektin familjar, i cili evidentohet në emër të babait, ka vërejtur se i ishte dyfishuar shuma. “Për objektin familjar, me sipërfaqe prej 150 metrash katror, vjet kam paguar 15 euro, ndërkaq sivjet më është caktuar rreth 30 euro”, ankohet Mejzini.
Zyrtarë të Zyrës së Tatimit në pronë, thonë se përllogaritja është duke u bërë, sipas  Rregullores së Tatimit në pronë për 2012, miratuar nga Kuvendi komunal, më 20 shtator të vitit të kaluar. Fadil Selmani, përgjegjës i kësaj zyre, thotë se baza për llogaritjen e pasurisë së paluajtshme, ka mbetur ajo e viti të shkuar, 0.15 për qind, por është shtuar vlera e objektit për metër katrorë dhe zonat tatimore, me qëllim të përfshirjes në skemën tatimore të një numri të konsiderueshëm të objekteve familjare, të cilat deri më tani kanë qenë të ngarkuara me një shumë të papërfillshme mjetesh. Por, derisa zyrtari i kësaj zyre jep arsyetime, shtimi i vlerës për metër katror, pjesës më të madhe të kësaj komune të varfër, pothuajse ua dyfishon taksat e tatimit në pronë. Sipas shtimit të vlerës së objektit për metër katror, për kategorinë e parë është 200 – 250 €, për të dytën 150 – 200 € dhe për kategorinë e tretë 130 – 170 euro. (koha ditore)
 
 
Share