• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Vërmicë kapen 10 kilogramë drogë!

Vërmicë, 11 mars
- Në pikëkalimin kufitar me Shqipërinë, në Vërmicë, të shtunën janë zbuluar 10 kilogramë substancë narkotike, e llojit marihuanë.  E gjithë substanca është konfiskuar dhe njëkohësisht janë arrestuar dy persona.droga Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke saktësuar se narkotikët po vinin nga Shqipëria, për tu futur në Kosovë. “Nga Republika e Shqipërisë po futej një autobus, në të cilin ndodheshin udhëtarë që po vinin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit të përbashkët nga Policia dhe Doganat e Kosovës, në autobus janë gjetur dhe konfiskuar 10 kilogramë e 515 gramë substancë narkotike, e dyshuar të jetë marihuanë si dhe janë arrestuar dy persona, me dyshimin e bazuar për blerje, shitje, shpërndarje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për hetime të mëtutjeshme, në vendngjarje kanë dalë Njësia për Hetimin e Narkotikëve si dhe Prokurori Publik i Qarkut dhe njësia e krim teknikes. Policia thotë se, nga hetimet preliminare në vend të ngjarjes, në bazë të informacioneve dhe verifikimeve të bëra, dyshohet se ngasësi i autobusit dhe shoqëruesi i tij, edhe në të kaluarën kanë pasur raste të tilla të kontrabandës me marihuanë dhe me armë e municion. “Me autorizim të prokurorit Publik të Qarkut, të dyshuarit Lazim D. (1955) dhe Roland J. (1971), janë ndaluar në polici për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatën e policisë.
 
 
Share