• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vret bashkëshorten para syve të fëmijëve!

policia_shqiptareKukës, 11 shkurt
- Një krim brenda familjes ka goditur sërish banorët e Kukësit dhe më gjerë në Shqipëri, kur një burrë me probleme mendore vrau gruan e tij, para syve të tre fëmijëve të mitur. Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit.
Mësohet se, pas një grindje për motive banale, Irfan Biba, 45 vjeç, ka vrarë me tre plumba automatiku gruan e tij, Arze Biba, 35 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në momentin kur tre fëmijët e tyre ndodheshin prezent. Autori i vrasjes është larguar nga vendngjarja, por që është arrestuar nga policia, pas 6 orë ndjekjeje. Madje ai bëri rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me automatik në drejtim të tyre dhe banorëve të fshatit. Situata e krijuar ishte e pazakontë, por që policia arrin ta arrestojë 45-vjeçarin.
Mësohet se çifti, i cili kishte tre fëmijë të mitur, prej kohësh jetonin me probleme. Bashkëshorti, tashmë i arrestuar, vuante nga problemet mendore dhe ishte shtruar tre herë në spitalin psikiatrik të Tiranës për mjekim. Ndërkaq, Arze Biba, ishte bijë nga Novoseji, e martuar në Kollovoz. Policia e Kukësit ka bërë me dije se Irfan Biba ka mbetur i plagosur rëndë, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. I plagosur rëndë, ai është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës, me helikopter, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë për jetën.
 
 
Share