• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Verza, festë që ruhet me shekuj në Opojë!

Bellobrad, 14 mars 2012
 - Syzana, nxënëse e klasës së tretë të fillores, fare nuk e di se, përse festohet 14 marsi. Ajo kënaqet duke lozur rreth zjarrit, të cilin e kanë ndezur beqarët e njërës nga lagjet e Bellobradit, në Opojë. Në dorë mban një qese të mbushur me vezë të ziera dhe të stolisura me lloj-lloj vizatimesh, të cilat më vonë do t’i cakërrojë me shoqet e saj, për ta nxjerrë në fund vezën fituese. “Po e festoj verzën”, thotë Syzana, duke mos e ditur fare se çfarë feste është kjo.verza
Etnomuzikologu, Bahtir Sheholli, gjatë një vizite me karakter pune në Dragash, kishte sqaruar përmes Radio Sharrit, se verza nuk është festë e ndonjërës nga religjionet aktuale ndër shqiptarët, por ajo ka ngelur nga paganët. “Opoja është një trevë karakteristike, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Ballkan. Në Opojë më së miri janë ruajtur elementet pagane. Nuk është vetëm verza që festohet në Opojë, por janë edhe Shëngjergji, Jeremia, Shinkolli e shumë festa të tjera, të cilat me fanatizëm janë ruajtur në këto troje”, pati sqaruar Sheholli, duke shtuar se këto festa përcillen edhe me këngë karakteristike. Nata e verzës në Opojë, kremtohet pasditen e 13 marsit. Besimtarët që kanë trashëguar këto festa nga paganizmi, besojnë në diçka, pa e ditur se cilit religjion i takojnë festat e ngjashme si Verza. Beqarët ndezin zjarr të madh, dikur me dëllinja, tani edhe me goma të vjetra të automjeteve, ndërkohë që vajzat hedhin valle rreth zjarrit, duke kënduar këngë, të cilat trashëgohen nga brezi në brez. Sheholli tregon edhe për “skenarin” e verzës, i cili ka pësuar pak ndryshime në ditët e sotme. “Natën e verzës, plaka e shtëpisë gatuan flinë, specialitet ky që edhe në ditët tjera iu shërbehet mysafirëve më të dashur. Në mbrëmje, vajzat kthehen në shtëpi, duke kënduar këngë me tekste interesante, si ‘oj plaka e shpisë, a e qite rendin e flisë’. Ato sjellin buqeta me degë dushku, dëllinjash dhe bimë, të cilat, edhe pse të thara, i kanë rezistuar borës. I vendosin në derën e hyrjes së shtëpisë, sepse besojnë se ajo buqetë sjell fat”. Sheholli pati sqaruar se këto doke bëhen, duke besuar që ato sjellin pjellshmëri, si tek njerëzimi ashtu edhe tek natyra. Pavarësisht borës së madhe që kishte rënën në këto anë, me trashësi deri në dy metra, në festën e Verzës, po mbretëron mot i shkëlqyeshëm, ndërkohë që bora është pakuar dukshëm dhe nuk paraqet problem për t’i kryer ritet dhe aktivitetet tjera në këtë festë. Fatkeqësisht, në ditët e sotme, gjatë kësaj feste, vendin primarë e ka zënë shëtitja e të rinjve nëpër rrugët kryesore të secilit vendbanim të Opojës.
 
Shqipëria kremton “Ditën e Verës”
 
Në gjithë Shqipërinë, më 14 mars festohet “Dita e Verës”. Në Elbasan, aty ku kjo festë është tradicionale, sikurse në trevën e Opojës, në Kosovë, festimet kanë nisur që mbrëmë, me koncerte të shumta në qendër të qytetit. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kjo festë shënohet me një sërë aktivitetesh, ku muzika dhe festa vijojnë deri në agim.
Kryeministri Berisha është i pranishëm në Elbasan, në panairin e hapur për këtë festë, ndërkohë që marr pjesë edhe në parakalimin tradicional të karnavaleve.
Gjatë festimeve, nuk mungojnë për asnjë moment ëmbëlsirat karakteristike të kësaj dite, ballokumet, të gatuar me mjeshtëri nga gratë elbasanase.
Edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është veshur me një petk dekorativ, të veçantë për këtë ditë. Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh, si panairin e produkteve shqiptare, koncerte në sheshet kryesore dhe shumë aktivitete të tjera.
 
 
Share