• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Donte të pasurohej kollaj, përfundon në burg!
Nga: Radio SHARRI   

Prizren, 16 mars
- Gjykata e Qarkut në Prizren e ka dënuar me dy vjet e dy muaj burgim Gëzim Berishën për veprën penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.droga_prizren I pandehuri, 21-vjeçar, baba i dy fëmijëve, tha se është aq i penduar, saqë i vjen turp të flasë. “Unë, si i ri, jam mashtruar. Kam dëgjuar shumë fjalë dhe po ashtu kam shikuar në filma se, me u marrë me drogë, bën pare. Dhe, jam mashtruar, duke mos i ditë pasojat”, u shpreh Gëzim Berisha para gjykatës. Prokuroria e Qarkut në Prizren e akuzonte Gëzim Berishën se, në periudhën prej 1 deri më 24 janar të këtij viti, ka blerë narkotikë të rrezikshëm të llojit “Heroinë”. Ai është furnizuar në Mitrovicë, ku ka blerë 700 gramë heroinë, në vlerë prej 7 mijë eurosh. Këtë sasi të heroinës e kishte fshehur në shtëpinë e tij dhe kishte filluar ta shesë në paketime më të vogla. Një personi nga Gjilani i ka shitur 20 gramë, për 300 euro, ndërsa një personi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka shitur 50 gramë për 700 euro. Kështu ka vepruar dhe me disa persona të tjerë. Me rastin e bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur edhe 449 gramë heroinë.
Pas konsultimin me mbrojtësin e tij, i akuzuari deklaroi se në tërësi e pranon fajësinë për veprën penale, me të cilën ngarkohet. Duke pasur parasysh faktin që i pandehuri pranoi fajësinë, gjykata nuk u lëshua fare në procedimin e provave, por ashtu si është e rregulluar me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, palët dhanë fjalën përfundimtare. “Prokurorisë nuk i mbetet asgjë më shumë, nga fakti se këtu i pandehuri e pranoi fajësinë, nga provat të cilat edhe gjenden në shkresat e lëndës, andaj i propozoi gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit”, tha prokurori i Qarkut, Genc Nixha.
Krahas rrethanave rënduese, të cilat do t’i vërtetojë gjykata, Nixha tha se dëshiron të përmendë një rrethanë që shkon në favorin e të akuzuarit. “Ai ka krijuar përshtypjen se e ka kuptuar peshën e veprës penale që ka kryer dhe se ka qenë korrekt gjatë gjithë fazave të procedurës penale”.
Në fund, prokurori i propozoi gjykatës që gjësendet e gjetura gjatë bastisjes, siç janë të hollat prej 1.500 euro dhe substanca narkotike, të konfiskohen. Avokati Zajmi, në fjalën përfundimtare, tha se klienti i tij veprën e ka kryer nga mendjelehtësia, duke menduar se “heroina” e përzier me paracetamol dhe kafeinë, nuk është e rrezikshme. “Këtë përzierje e ka konstatuar edhe laboratori i forenzikës në Prishtinë. Po ashtu, i pandehuri këtë e ka bërë duke qenë në krizë financiare, andaj i propozoj trupit gjykues që të pandehurit t’ia shqiptojë një dënim sa më të butë dhe t’ i ndërpritet paraburgimi, nga dita e sotme”, tha avokati Zajmi.
I pandehuri Berisha, para trupit gjykues tha se 7000 eurot, me të cilat e ka blerë drogën në Mitrovicë, i ka fituar duke punuar në Itali. “I kam ruajtur për fëmijët që janë të vegjël, njëri 3 vjeç dhe tjetri tre muajsh. Tani jam penduar shumë thellë dhe i premtoj gjykatës që kurrë më nuk do të përsëris vepra të tilla. Do të ha bukë e kripë, e kryet rahat”, është zotuar i pandehuri.
Duke i dëgjuar fjalët përfundimtare të të pandehurit, prokurori Nixha u paraqit edhe njëherë duke kërkuar nga trupi gjykues që atij t’i ndërpritet masa e paraburgimit që sot, me bindjen se tek i ai vetëm ka filluar efekti i risocializimit.
Pas kësaj, trupi gjykues u tërhoq për këshillim dhe me votim mori aktgjykimin që i pandehuri, Gëzim Berisha, të shpallet fajtor dhe të dënohet me dy vjet e dy muaj burgim. Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues, konfiskimi i sendeve, pagesa e shpenzimeve procedurale gjyqësore, si dhe paushalli gjyqësor në lartësi prej 100 eurosh. Mbrojtja paralajmëroi ankesën, ndërsa prokurori tha se do ta shfrytëzojë afatin ligjor.
 
 
Share