• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Asnjë gjurmë nga e zhdukura kuksiane!

liqeni_kukesKukës, 16 mars
- Më shumë se 24 orë, pas ngjarjes së djeshme, ku një grua u zhduk në mënyrë misterioze nga banesa e saj, policia e Kukësit e konsideron si të “larguar nga banesa” 40 vjeçaren, Thëllënza Rexhmati. Korrespodentja jonë nga Kukësi, Vera Istrefaj, bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është marrë njoftimi nga policia se, Thëllënza Rexhmati, banuese në lagjen numër 5, në Kukës, është larguar nga banesa e saj, në drejtim të paditur.
Nga ana e Policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që komunikimi zyrtar, ndonëse nuk është artikuluar nga policia, duket se hedh poshtë pistën e ndonjë krimi, duke dyshuar se ajo mund të jetë larguar nga banesa e saj. “Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion nga policia për vendndodhjen e mundshme të 40 vjeçares së zhdukur. Madje forcat e rendit janë shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve rreth kësaj ngjarje”, raporton korrespondentja jonë nga Kukësi.
Të enjten, një grua rreth 40 vjeçe, është zhdukur në mënyrë misterioze nga banesa e saj, rreth orës 13.00 të mesditës. Ngjarja ende nuk dihet se si ka ndodhur, por, sipas rrëfimit të bëra nga djali i saj i vogël, i cili ka dhënë alarmin e parë për zhdukjen e nënës së tij, me tu kthyer nga shkolla, është detyruar të futej nga dritarja në banesë, pasi askush nuk ia kishte hapur derën. Kur ka hyrë në kuzhinë, djali ka gjetur një thikë të gjakosur ndërsa në banjë ka gjetur një bluzë të përgjakur. Menjëherë ka njoftuar familjarët e më pas edhe policinë. Familjarët e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se në shtëpi janë vjedhur edhe rreth 3 milion lekë të vjetra. Policia vazhdon të pyesë familjarët e të zhdukurës, ndërkohë që është kontrolluara edhe e gjithë sipërfaqja e liqenit të Kukësit.
Sipas banorëve të pallatit, 40 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ishte një bashkëshorte shembullore dhe nuk kishte pasur me asnjëri konflikte. Ajo shkonte shumë mirë edhe me bashkëshortin e saj, i cili punon në tregun e qytetit.
 
 
Share