• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AKR kërkon shuarjen e paralelizmit në Gorë!

Dragash, 18 mars
- Dega e AKR-së, në Dragash, ka kërkuar të dielën nga organet komunale të Dragashit dhe ato më të larta të vendit që t’i pengojnë veprimet e strukturave paralele në këtë komunë.akr Këtij reagimi, siç tha sekretari i degës së AKR-së në Dragash, Mujdin Jusufi, i ka paraprirë sorollatja e disa individëve të njohur goranë, të cilët që nga mbarimi i luftës jetojnë e punojnë në Beograd. “Veprimi i lirshëm i Komunës paralele serbe në fshatin Vraniç të Gorës, e cila këto ditë po vizitohet shpesh nga disa individë të caktuar, e që ata, pas përfundimit të luftës, bashkë me soldateskën serbe kanë ikur në Serbi, duke mbajtur lidhje të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe trevës së Gorës, po i mban gjallë strukturat paralele në këtë komunë, ku nuk jeton asnjë serb. Kjo është dëshmi e qartë se Serbia insiston t’i organizojë zgjedhjet parlamentare dhe lokale, edhe në trevën e Gorës”, thuhet në reagimin e degës së AKR-së në Dragash, duke përkujtuar se, përmes këtyre individëve, zgjedhjet e fundit serbe janë mbajtur edhe në këtë trevë, në të cilat kanë votuar një pjesë e konsiderueshme e komunitetit goranë, e që si rezultat i tyre themelohet në fshatin Vraniç Komuna e Gorës.
“Në këtë Komunë paralele, aktualisht kryhen shumë shërbime administrative, sipas legjislacionit të Serbisë, si lëshimi i dokumenteve civile, marrja e pagave nga Serbia, sigurimi pensional dhe shëndetësor, dhënia e bursave dhe shtesave për fëmijë, si dhe disa shërbime të tjera”, thuhet në reagimin e AKR-së në Dragash.
 Sekretari i degës, Mujdin Jusufi, i tha Radio Sharrit se reagimi i tyre është dashur të vinte nga partitë më të mëdha që veprojnë në këtë komunë, por që kjo nuk po bëhej. “As partitë në pushtet dhe as ato në opozitë nuk e kanë parë të rrugës që të merren me këto struktura, të cilat veprojnë lirshëm. Prandaj, ne obligohemi të reagojmë, duke kërkuar që të mbrohet ligjet aktuale dhe statusi i Komunës. Jemi dëshmitarë se kohët e fundit lëvizin shumë persona, të cilët dikur mbanin pushtetin milosheviqian në këtë komunë. Lëvizja e personave të tillë, të mirënjohur nga qytetarët e kësaj komune për të bëmat e tyre, para dhe gjatë luftës, është një indikacion i qartë se tashmë kanë filluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve serbe edhe në këtë trevë. Dihet mirëfilli se në saje të veprimtarisë së kësaj Komune paralele, mbijeton edhe paralelizmi në arsim, duke e rënduar kështu situatën politike në këtë komunë”, vlerëson Jusufi, për të shtuar se moszgjidhja e këtij problemi, është mjaft shqetësues, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për komunitetin minoritar të Gorës.

 

Share