• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tomiq iu premton restelicasve mbështetje!

Dragash, 21 mars
- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq dhe zëvëndësi i tij, Husnija Beshkoviq, të martën, iu kanë premtuar restelicasve rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga orteku i borës, në shkurt të këtij viti.restelica_tomiq Në takimin që zhvilluan me drejtuesit e Shtabit të krizës dhe strukturat komunale të Dragashit, krerët e kësaj ministrie shprehën keqardhje për tragjedinë që përjetoi ky fshat, e në veçanti familjet që pësuan më së keqi në këtë fatkeqësi. “Dhembjet dhe vuajtjet janë të mëdha, jo vetëm për familjet, por edhe për të gjithë ne. Ministria është e gatshme t’i ndihmojë 75 familjet e zhvendosura, ndërkaq do të angazhohemi edhe për ndërtimin e shtëpive të rrënuar nga orteku i borës, e në veçanti për ato të familjes Reka”, ka thënë ministri Tomiq, duke u zotuar se restelicasve do t’iu ndihmojë, pasi të krijohet një fond i përbashkët me ministritë tjera, dhe në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Dragashit dhe Zyrën e Komuniteteve në këtë komunë. “Do të ndërmarrim veprime konkrete edhe për të parandaluar rreziqet e mundshme, nga të cilat ky fshat është në vazhdimësi i kërcënuar”, është zotuar Tomiq.
Zëvendësministri, Husnija Beshkoviq, ka garantuar se ndihmat e kësaj ministrie nuk do të jenë fjalë boshe, por së shpejti do të merren edhe hapat konkret në këtë drejtim. “Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve. Jemi këtu për të ju ndihmuar që këtë ta tejkaloni, me sa më pak dhembje. Do të angazhohemi në ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e terrenit në ato pjesë të fshatit që i ekspozohen rrezikut permanent”, ka thënë ai.
Pas këtyre premtimeve, anëtarët e Shtabit të Krizës në Restelicë, Shaban Haxhia dhe Velid Haxhisin, pasi kanë njoftuar për gjendjen aktuale, me të cilën po përballen familjet e dëmtuara si dhe ato të zhvendosura, kanë kërkuar nga mysafirët e lartë nga qeveria që të ndihmojnë konkretisht dhe të mos ngelën vetëm premtimet. “Gjendja ekonomike dhe sociale e anëtarëve të mbetur të familjes Reka, nuk është aspak e mirë. Ndaj, sa më parë kërkohen ndihma konkrete”, ka thënë Haxhia, ndërkohë që Haxhisin ka kërkuar nga Qeveria e vendit që të formojë një komision, jo vetëm për këtë rast, po edhe për pengimin e fatkeqësive tjera elementare, të cilat i kanosen këtij fshati.
Ish nënkryetari i Komunës së Dragashit nga radhët e komunitetit pakicë, Sabidin Çufta, tani i zhvendosur, nga frika e shembjes së shkëmbinjve, i ka lutur zyrtarët e lartë që të ndërmerren masa urgjente. “Druajmë se mund ta na përsëritet edhe një 11 shkurt tjetër. Andaj, ju lutemi që të na mundësoni që të flemë pa këtë brengë”, ka thënë Çufta.
Në fund të vizitës së zyrtarëve të lartë qeveritarë në Restelicë, kryetari i fshatit, Xhinxho Hikmet, ka shprehur revoltën e tij, sepse edhe më herët ka pasur premtime për evitimin e rreziqeve që i kanosen këtij fshati, por që ndonjë veprim konkret nuk është bërë. “Kontributi i rreth 7 mijë banorëve të këtij fshati dhe dy mijë mërgimtarëve që i ndihmojnë Komunës me taksat e tyre, nuk po i kthehet këtij fshati”, ka thënë kryeplaku i Restelicës, Xhinxho Hikmet.
Zyrtarët e lartë të kësaj ministrie, janë zotuar se gjithsesi do të ndihmohet Restelica, ndërsa në shenjë respekti, ata kanë vizituar familjen Reka, të cilës i kanë premtuar mbështetje materiale, e në veçanti ndihmë për Amserën, vajzën e vetme që ka mbijetuar në tragjedinë e 11 shkurtit.
 
 
Share