• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjykohen, Salim Jenuzi dhe Lulzim Rifaj!
e Mërkurë, 21 Mars 2012 21:30

salim_jenuzi_komunaDragash, 21 mars 2012 - Zyrtarët më të lartë të Dragashit, kryetari Salim Jenuzi dhe kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj, nuk e kanë pranuar fajësinë në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Të hënën është mbajtur seanca e konfirmimit të aktakuzës kundër udhëheqësve të Komunës së Dragashit, të cilët ngarkohen nga Prokuroria e Qarkut në Prizrenit për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizim gjatë bartjes së pronësisë së ndërmarrjes "Sharrprodhimi".
Përderisa organi i ndjekjes ka paraqitur aktakuzën dhe ka kërkuar nga gjykata konfirmimin e saj, pala mbrojtëse ka vlerësuar se ajo është e paqëndrueshme, pa prova relevante dhe inkriminuese për udhëheqësit e pushtetit lokal të Dragashit. Gjyqtari, Xhevdet Elshani, pasi ka dëgjuar të dyja palët, është tërhequr për të marrë vendimin përkatës, brenda pak ditësh. Në anën tjetër, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi dhe kryesuesi i Kuvendit komunal, Lulzim Rifaj, nuk e kanë pranuar fajësinë, sipas kësaj aktakuze. Madje kryesuesi i KK-së, Lulzim Rifaj, ka përkujtuar se vendimi është miratuar nga të gjithë këshilltarët e KK-së, që përbëhet nga 8 subjekte politike. "Aktakuza është e paqëndrueshme dhe me qëllime denigruese politike", ka thënë Rifaj. Ngjashëm janë shprehur edhe mbrojtësit e zyrtarëve të lartë komunalë, të cilët kanë pohuar se “korrigjimi i aktakuzës nga prokurori, dëshmon mungesën e provave”. Avokati i Jenuzit, Rexhep Rexhepaj, ka insistuar që, në mungesë të provave, aktakuza të hidhet poshtë si jo e ligjshme dhe të pushoj procedura ndaj të akuzuarve. “Kryetari Jenuzi në këtë rast ka kryer obligimin shoqëror, moral dhe ligjor, konform statutit të Komunës së Dragashit dhe dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Me asnjë provë nuk dëshmohet dhe as nuk vërtetohet se kryetari ka bërë ndonjë veprim të kundërligjshëm, në interesin e tij personal, me qëllim të përfitimit material apo të abuzimit me pronën shoqërore", ka thënë Rexhepaj, duke propozuar që aktakuza të mos konfirmohet. Edhe avokati i kryesuesit të KK-së, Fatmir Jëlliqi, ka kundërshtuar konfirmimin e aktakuzës, ngase, sipas tij, ajo është delikate dhe e paqëndrueshme, si në aspektin juridik ashtu edhe në atë faktik. Duke i marrë për bazë të gjitha këto, gjyqtari Xhevdet Elshani, ka njoftuar se vendimi për konfirmimin apo jo të aktakuzës, do të merret brenda pak ditësh dhe se me të do të njoftohen të gjitha palët.


Share