• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Filloi mbarë, “Radio Maturanti”

Dragash, 02 prill
- Edicioni më i ri i emisionit “Radio Maturanti”, ka filluar të shtunën me sukses të jashtëzakonshëm, ashtu siç edhe pritej nga gjenerata e maturantëve të këtij, nga shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash.maturantet
I udhëhequr nga vetë maturantët, Rajmonda Kurteshi dhe Besfort Kolloni, moderatorë të këtij edicioni, ky emision ka për qëllim të evokoj kujtime gjatë kohës së shkollimit të mesëm, përvojat dhe arritshmëritë në mësimnxënie. Gjithashtu, emisioni që tashmë ka mbushur një dekadë ekzistencë, e që do të zgjasë më shumë se një muaj, ka rezultuar të jetë në majë të piramidës së dëgjueshmërisë, si përmes radioaparateve ashtu edhe përmes internetit. Kjo e fundit është vërtetuar, që në emisionin e parë, ku raporti nga serveri jonë në Francë ka treguar se dëgjueshmëria maksimale ka arritur rreth orës 23:00. I mbështetur nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Salim Jenuzi, si dhe nga disa firma private, si “Sharri Plast” nga Prizreni, “Qendra Petrol” nga Plava, “Connect ISP” nga Dragashi dhe disa ndërmarrje të tjera, Radio Maturanti këtë vit gëzon komoditet të lartë, ndërkohë që edhe renovimet e fundit në studion qendrore ia kanë shtuar komoditetin maturantëve që do të jenë protagonistë të këtij edicioni, i cili është i drejtpërdrejtë çdo të mërkurë dhe të shtunë, me fillim në orën 21:00.
Emisioni i së shtunës nisi me prezantimin e formatit që do të ketë ky edicion, ndërkohë që i ftuar nga vetë maturantët ishte edhe drejtori i Radio Sharrit, z. Beqir Beqaj, i cili dha disa sqarime rreth përmbajtjes dhe kornizave që do të ketë ky emision. Ai evokoi edhe historikun se si kishte nisur kjo ide, para një dekade, ku sqaroi se Radio Maturanti mbetet një emision unik dhe autorial i Radio Sharrit, e që ende nuk organizohet nga radiot tjera shqiptare. “Maturantët e Dragashit janë me fat, sepse kanë më shumë se një muaj hapësirë në radio, për të shpalosur gjithë atë që kanë kaluar gjatë këtij cikli të shkollimit, i cili është për çdo njeri si më i rëndësishmi, kur secili arrin moshën e pjekurisë. Natyrisht se në këtë hapësirë radiofonike, maturantët kanë edhe pjesë argëtuese, humoristike dhe zbavitje”, tha drejtori i Radio Sharrit, Beqir Beqaj, duke u zotuar se ky emision do të ruaj traditën, deri sa të ekzistoj edhe vetë Radio Sharri.
Pas përfundimit të emisionit të parë në këtë cikël, protagonistët u shprehën të lumtur dhe të kënaqur me rrjedhën dhe kushtet që gëzuan gjatë më shumë se tre orëve emision. Kjo u dëshmua me faktin se, pasi ka skaduar koha e rregullt që ishte e rezervuar për këtë emision, në mesnatë, katër maturantët mysafir dhe dy moderatorët nuk u ndalën por vazhduan me emisionin edhe më shumë se gjysmë orë. Emisioni i radhës është të mërkurën, kur edhe pritet të jetë më interesantë për faktin se do të jenë katër mysafirë të rinj, ndërkohë që moderatorët do të ndihën edhe më komod, sepse emocionet i tejkaluan që në emisionin e parë.
 
 
Share