• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dimri, që la vetëm trishtimin pas!

Dragash, 03 prill
- Në komunën e Dragashit, dimri që me kalendarë e lamë pas, ndërkohë që ende ka gjasa të vazhdojë, për shkak të reliefit të kësaj komune, këtë vit la pas vete një trishtim të paparë! Fjala dimër, borë, acar... do të mbeten sinonim i trishtimit për banorët e kësaj komune, e në veçanti për banorët e fshatit më të madh, Restelicë.restelica_rrenojat
Për të mos u zhytur në këtë temë, e cila tashmë është e njohur, jo vetëm në vendin tonë, një anketë që ishte hapur në ueb-faqen e Radio Sharrit, lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve nga bora, tregon se banorët e kësaj ane fare nuk ishin të kënaqur me punën që do të duhej ta bënin kontraktuesit për vitin që lamë pas. Gjithsejtë 96.3% e të anketuarve janë shprehur se aspak nuk janë të kënaqur me punën e kontraktuesve për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora. Ani pse ky dimër ishte vërtetë i jashtëzakonshëm për nga sasia e të reshurave të borës dhe temperaturave të ulëta, megjithatë, banorët nuk ua falin avashllëkun kontraktuesve, të cilët, jo vetëm që nuk u sensibilizuan më shumë, por, përkundrazi, ata nuk e kanë bërë as për së afërmi punën e tyre, ashtu siç kishin vepruar kontraktuesit e mëhershëm. Në komunën e Dragashit ndryshoi tërësisht jeta gjatë këtij dimri. Mësimi u shty për shkak të borës, shumë rrugë u bllokuan për disa ditë, madje edhe magjistralja Zhur – Dragash, e cila nuk mbahej mend të ishte bllokuar ndonjëherë gjatë dekadës së fundit.
Burimet tona nga Stacioni policor në Dragash, kanë mësuar se këtë dimër ishte ndërprerë edhe mundësia e mbikëqyrjes, nga ana e policisë, e punës që bënte kompania kontraktuese. “Deri vjet, ishim ne që ua nënshkruanim çdo ditë formularët borëpastruesve. Në këtë mënyrë, kompania detyrohej të pastronte rrugën përkatëse dhe nga ne të merrte nënshkrimin për punën e kryer. Asnjë herë nuk ua kemi nënshkruar raportet, pa u vërtetuar në terren se puna është kryer si duhet. Këtë vit, kompania është krejtësisht e lirë dhe nuk është e obliguar të raportoj në polici”, pati thënë burimi nga policia e Dragashit.
Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, kishte kritikuar pushtetin lokal të Dragashit, për faktin se ky i fundit nuk shpalli gjendje emergjente, ndonëse, sipas këtij subjekti më të madh opozitar në Dragash, gjendja në terren ishte e tillë, sidomos pas ngjarjes tragjike që ndodhi në fshatin Restelicë. Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, pati vlerësuar se, pas gjendjes së krijuar, kryetari i Komunës ka pasur arsye të mjaftueshme për të shpallur gjendje emergjente në komunë. Kjo parti, mes tjerash, kishte pohuar se vazhdimisht e ka përcjellë situatën në terren, ku ka konstatuar se pushteti lokal nuk i kishte kryer detyrat elementare.
Në fund, dimri që lamë pas mori dhjetë jetë njerëzish, la pas vete një jetime dhe njëkohësisht edhe trishtimin, sa herë që do të përmendej fjala dimër, borë...
Banorëve u mbetet një pyetje pa përgjigje: “Athua kishte faj dikush që ndodhi gjithë ajo që ndodhi në këtë komunë?” dhe “Athua, të paktën, në dimrin e ardhshëm do të kemi një mirëmbajtës serioz të rrugëve nga bora dhe ngricat”!
Sa për ilustrim, një përqindje simbolike, gjithsejtë 1.3%, në anketën e Radio Sharrit, megjithatë kanë votuar se mbetën shumë të kënaqur me punën që ka bërë kompania kontraktuese!
 
 
Share