• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dëmtohen varrezat në fshatin Bresanë!

Dragash, 23 prill
  - Varrezat e përbashkëta të fshatit Bresanë dhe Kuklibeg, në trevën e Opojës, të cilat gjenden në qendër të fshatit Bresanë, brenda hapësirës së Xhamisë së vjetër, janë dëmtuar mbrëmjen e së shtunës nga persona të panjohur edhe për policinë.bresana_varrezat Në vendin e ngjarjes është konstatuar se janë thyer pllakat me mbishkrime të pesë varrezave të rregulluara me mermerë, ndërkaq të tjerat nuk janë prekur. Banorët e këtyre fshatrave pohojnë se kjo dukuri nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Xhevat Fetahu, imam i fshatit Bresanë, u ka thënë medieve se ky akt i shëmtuar dhe i pakuptimtë i ka indinjuar tej mase banorët e këtyre dy lokaliteteve. “Është një akt që na brengos të gjithëve. Banorët e fshatrave Bresanë dhe Kuklibeg, si dhe të gjithë opojanët tjerë, janë indinjuar thellë dhe e gjykojnë këtë akt të shëmtuar, i cili për herë të parë ka ndodhur në këto anë, ku jeton vetëm një etnitet”, është shprehur ai, duke shtuar se tani për tani nuk mund të paragjykohet se kush ka ndërmarrë një akt i tillë, i cili, pos që ka irrituar banorët e kësaj ane, në veçanti janë brengosur familjarët e të varrosurve, të cilët e kanë përjetuar shumë rëndë këtë akt.
Në anën tjetër, familjarët e të varrosurve, varret e të cilëve janë dëmtuar, ndonëse nuk kanë pranuar që t’iu dalë emri në gazetë, të pezmatuar thellë, kanë theksuar se këtë akt vandal e kanë përjetuar shumë rëndë. Sipas tyre, kjo është vdekje e dytë e familjarëve të tyre.
Organet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë filluar hetimet rreth zbardhjes së këtij akti. Mirëpo, ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion. Informacion rreth këtij akti vandal nuk ka dhënë as policia rajonale e Prizrenit, përmes komunikatave të rregullta për media.
 
 
Share