• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Më 3 maj, media bojkotonë institucionet!
e Mërkurë, 25 Prill 2012 16:49

Prishtinë, 25 prill
- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të mediave, ka shprehur vullnet që ta shqyrtojë në hollësi Kodin e Ri Penal të Kosovës dhe të gjitha argumentet juridike, të cilat Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK) i ka ofruar.gazetaret
Delegacioni 14-anëtarësh i medieve të shkruara dhe elektronike të Kosovës, njoftuan se kanë vendosur që, në shenjë pakënaqësie, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, më 3 maj, ta bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës. Kryetari i AGPK-së, Arben Ahmeti, ka paralajmëruar se zgjatja e këtij bojkoti do të varet nga vendimi që presidentja do ta marrë, lidhur me Kodin Penal. “Më tre maj ne do ta bojkotojmë punën e institucioneve, në shenj pakënaqësie për atë që ka ndodhur deri tash. Varësisht nga vendimi i presidentes, bojkoti do të vazhdoj ose do të ndërpritet. Ne do të bojkotojmë punën e institucioneve, sa për t’iu treguar deputetëve se nuk kanë bërë mirë kur kanë votuar kësisoj dhe për t’i bërë me dije që mos ta përsërisin votimin e njëjtë”, ka thënë Ahmeti. Nga momenti që presidentja Jahjaga pranon ligjin, ajo ka afat tetë ditë që të vendosë, nëse ky ligj duhet t’i kthehet Kuvendit. Organizata të ndryshme ndërkombëtare të gazetarëve vazhdojnë të reagojnë ndaj miratimit të Kodit Penal, përkatësisht, dy neneve që cenojnë lirinë e mediave. Reporterët Pa Kufij e kanë dënuar ashpër Kodin e ri Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në të cilin gjenden edhe dy nene që, sipas kësaj organizate, kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e tyre të informacionit, në raste të procedimeve kriminale. “Këto provizione janë të papranueshme. Ato qartazi kanë për synim heshtjen e atij lloji të gazetarisë dhe raportimit hulumtues e që e bën qeverinë të ndihet jokomod”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate. Në komunikatë, ndër të tjerash, thuhet se e drejta për të ushtruar gazetarinë dhe për të mbrojtur burimet e informacionit, duhet të vazhdojë të jetë parim thelbësor, duke shtuar se Kodi i ri Penal e vë lirinë e medias në rrezik dhe përfaqëson një sulm serioz kundër demokracisë. Reporterët Pa Kufij i bëjnë thirrje presidentes Jahjaga, që të refuzojë nënshkrimin e këtij kodi penal dhe ta kthejë të njëjtin në Kuvend për t’i bërë ndryshimet që do të ishin në një vijë me standardet ndërkombëtare.
 
 
Share