• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Xërxa edhe me një pikë grumbulluese!

Rahovec, 25 prill
- Fshati Xërxë, në komunën e Rahovecit, u bë sot edhe me një pikë të re grumbulluese për pemë dhe perime. Kapacitetet e kësaj pike në ruajtje arrin deri në 300 tonelatë dhe në të do të grumbullohet një sasi e konsiderueshme e prodhimtarisë bujqësore nga komunat Rahovec, Suharekë, Mamushë dhe Prizren.perimet
Qendra të mëdha për grumbullim, klasifikim, ruajtje dhe shitje të produkteve bujqësore, do të ndërtohen edhe me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë, tha ministri Stavileci, duke shtuar se këto qendra janë shumë të nevojshme për zgjatjen e jetës së prodhimtarisë bujqësore dhe për krijimin e mundësive për furnizimin e tregut me produkte bujqësore edhe gjatë muajve të fundit të vitit. “Gjatë këtij viti kemi përfshirë edhe programe të tjera të reja që nuk kanë qenë më parë, në përkrahje të fermerëve. Në mesin e tyre vlen të përmendet edhe programi i qendrave të grumbullimit, të cilat, siç e dini, kanë qenë problem në të kaluarën, sepse gjithmonë në periudhat jashtë sezonale fermerët tanë kanë qenë të detyruar t’i shesin produktet e tyre gjatë pikut sezonal, pavarësisht çmimeve, për arsye se nuk kanë pasur se ku t’i ruajnë ato”, tha Stavileci. Sipas tij, vitin e kaluar, nga programet e ministrisë kanë përfituar gjithsej 1620 fermerë të komunës së Rahovecit, ndërsa, së bashku me komunat afër, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë përfituar 3673 fermerë. “Në këtë periudhë, ne kemi realizuar edhe shtatë projekte të investimeve kapitale për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes në këtë pjesë dhe nën sistem të ujitjes kemi përfshirë edhe, rreth 2500 hektarë tokë bujqësore”, sqaroi Stavileci.
Kristof Shtok, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se kjo qendër me pajisjet dhe kapacitetet e veta mundëson që produktet mos të shiten gjatë sezonit kryesor, por nëpërmjet frigoriferëve të mundësohet ruajtja e tyre për tu shitur në një moment më të favorshëm. ”Pajisjet që janë siguruar nëpërmjet këtij projekti, do të mundësojnë që të bëhet paketimi në mënyrë më të avancuar, që produktet të cilat do të plasohen, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, të kenë qëndrueshmëri më të madhe”, tha Shtok, duke shtuar se shumë i rëndësishëm është edhe fakti se me këtë projekt mundësohet punësimi i drejtpërdrejtë i punëkërkuesve.
Në anën tjetër, menaxheri i projektit, Fehim Krasniqi, tha se ky projekt është inicuar nga Komuna e Rahovecit, me partnerët e saj, dhe se do të ndikoj në rritjen e tregtimit të produkteve bujqësore në këtë rajon. “Projekti është aprovuar nga skema e zhvillimit ekonomik të EU-së dhe zbatimi i tij është bërë në disa faza, siç janë përgatitja dhe informimi i fermerëve për qendrën grumbulluese dhe për mundësitë e tyre për shfrytëzimin e këtyre kapaciteteve për tregtimin e produkteve të hortikulturës”, tha Krasniqi.
Projekti ka kushtuar gjithsej 339 mijë euro dhe numri i punëtorëve në këtë pikë grumbulluese do të arrijë deri ne 40, gjatë sezonit të prodhimtarisë bujqësore.
 
 
Share