• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij të pafajshëm!
e Mërkurë, 02 Maj 2012 20:45

Prishtinë, 02 maj
- Katër të akuzuarit e rastit “Kleçka”, Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala, të mërkurën janë shpallur të pafajshëm nga trupi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një vendor. Ata janë liruar, pasi u ballafaquan me akuzat për krime luftë të ngritura nga prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro.limaj_lirimi
Vendimi për pafajësinë e katër të akuzuarve, sipas trupit gjykues, ishte sjellë me arsyetimin se nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme, të cilat do ta vërtetonin fajësinë e të akuzuarve.
Fatmir Limaj, pas shpalljes së pafajësisë së tij, ka thënë se vendimi i trupit gjykues, edhe një herë vë në pah faktin se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë. “Besoj që përfundimisht, të gjithë ata, që fatkeqësisht kanë pasur dilema, kjo ditë e sotme dhe ky vendim, iu tregon edhe një herë qartë që lufta jonë çlirimtare ka qenë një luftë e drejtë dhe pastër. Një luftë në shërbim të njerëzimit, jo vetëm të kombit tonë. Një luftë e cila e ka hapur perspektivën e rajonit”, tha Limaj, duke falënderuar trupin gjykues për, siç tha ai, ndjekjen e drejtësisë dhe jo agjendave politike. “Falënderoj trupin gjykues! Shpreh respektin dhe, duhet shprehur respektin në mënyrë specifike! Ata nuk lejuan që nga vendet nga vijnë, nga zemra e demokracisë, nga shpresa e lirisë, nga vendet, të cilat kanë udhëhequr dhe po udhëheqin shpresat e njerëzimit për liri, demokraci dhe drejtësi - e kam fjalën për gjyqtarët nga Anglia, zyrtari i trupit gjykues, si dhe gjyqtarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës - edhe një herë treguan që pavarësisht rrethanave, dëshirave dhe agjendave politike, tek ata, e kaluara e tyre tregon që drejtësia është mbi të gjitha”, ka theksuar Limaj.
Ndërkaq, avokati mbrojtës i Limajt, Karim Kan, e ka quajtur të gjatë procesin, i cili rezultoi me shpalljen e pafajësisë së Fatmir Limajt dhe tre të akuzuarve të tjerë, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala. Kan ka thënë se për herë të dytë, Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tij, në ndërlidhje me periudhën e luftës. “EULEX-i, natyrisht dhe komuniteti ndërkombëtar, mëton të ndihmojë Kosovën në ndërtimin e saj. Një gjë është e sigurt, se e ardhmja e Kosovës mbështetet tek besimi dhe veprimet e qytetarëve të saj, e jo gjetkë”, ka thënë avokati Kan.
Duke folur për lirinë që Kosova gëzon sot dhe çmimin që qytetarët e saj kanë paguar për të, Kan ka thënë se të drejtat e të gjithëve, mund të njihen vetëm nëse mbizotëron sundimi i ligjit. "Pushteti dhe politika janë dytësore karshi lirisë dhe qytetërimit”, është shprehur Kan, duke shtuar se, tani është koha kur sundimi i ligjit duhet të jetë fitimtar. “Tani që Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga dy procese gjyqësore, të dyja me gjykatës ndërkombëtarë, shpresoj se Fatmir Limaj do të gjejë paqe me familjen e tij”, ka shtuar Kan.
Në fund, duke falënderuar ekipin e tij, Kan gjithashtu ia ka atribuuar meritat edhe vetë drejtësisë, duke thënë se drejtësia mund të jetë e verbër ndaj etnisë dhe cilitdo faktor tjetër, por ajo nuk mund të jetë e shurdhër.
Ndryshe, prokuroria kishte akuzuar Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime kundër popullatës civile, të kryera gjatë luftës së vitit 1999. Gjashtë të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktpadisë, më 30 mars.
 
 
Share