• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zgjedhjet serbe, edhe në Vraniç të Gorës!

Dragash, 06 maj
- Dita e Goranëve, në trevën e Gorës së Dragashit, këtë vit po karakterizohet me një frymë tjetër, ndryshe nga vitet tjera. Sot, 6 maji, nuk është vetëm një arsye që treva e Gorës të mbipopullohet, ajo e “Gjurgjevdanit” që tradicionalisht kremtohej në këtë krahinë të Kosovës, e që me kushtetutën e Republikës së Kosovës u zyrtarizua si “Dita e goranëve”.vranic_vendvotimi Por, këtë vit janë shumë arsye që dita e sotme të mos i ngjajë vetëm një ditë festeje, por edhe një ditë tensionuese, për faktin se në këtë trevë po organizohen zgjedhjet për Kuvendin shtetëror të Serbisë dhe kryetarin e këtij shteti fqinj.
Ngjashëm me komunat serbe në Kosovë, OSBE po i organizon zgjedhjet serbe edhe në këtë trevë, në të cilën nuk banon asnjë pjesëtar i komunitetit serb. Një zyrtar i këtij misioni, i tha Radio SHARRI-t se në qendrën e votimit, në fshatin Vraniç, ku vepron edhe komuna paralele serbe e Gorës, gjithçka po shkon sipas dinamikës normale dhe deri në mesditë nuk është shënuar asnjë parregullsi ose incident. Ky zyrtarë ka lejuar të fotografohen kutitë e votimit, por jo edhe njerëzit që po votonin me një dinamikë, paksa të zbehtë. “Për më shumë informacione, drejtohuni zëdhënësit të OSBE-së në Prishtinë, Nikolla Gaon. Ne nuk mund të prononcohemi, sepse nuk është kjo detyrë e jona”, i tha radios sonë ky zyrtar.
Zëdhënësi i kësaj organizate ndërkombëtare, e cila ende nuk e njeh Kosovën si shtet, ka njoftuar se në tërë Kosovën janë hapur 90 qendra votimi, përfshirë edhe fshatin Vraniç, në trevën e Gorës. Nikolla Gaon ka shtuar se, për sigurinë në qendrat e votimit, është angazhuar “policia lokale”, ndërkohë që në vendvotime janë ngritur vetëm flamujt e OSBE-së.gora_zgjedhjet "Kam nderin të ju njoftoj se janë hapur të gjitha qendrat e votimin, gjithsejtë 90, në 28 lokacione", ka thënë shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Verner Almhofer, duke potencuar se misioni i tij ua ka mundësuar “të gjithë qytetarëve të Kosovës” që të votojnë për delegatët e Kuvendit dhe kryetarin e Serbisë, por jo edhe votimin për zgjedhjet lokale.
Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë, ka përcaktuar që në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të organizohen në 28 lokacione, me 90 vendvotime. Sipas tyre, sot votohet në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llapljesellë, Shtërpcë, Pejë, Gorë (Dragash), Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviç, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. “Numri i vendvotimeve në Kosovë është pakësuar, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur kishte 287 vendvotime. Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë përsipër OSBE-ja”, ka deklaruar sekretari i Kuvendit të Serbisë, Velko Odalloviq.
 
 
Share