• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zgjedhjet e Serbisë në Gorë, pa incidente!

Dragash, 07 maj
- Rreth orës 21:00, të së dielës, Misioni i OSBE-së i ka larguar kutitë e votimit nga fshati Vraniç, në trevën e Gorës së Dragashit, ku edhe janë zhvilluar zgjedhjet serbe për kryetar të Serbisë dhe delegatë të kuvendit shtetëror të këtij vendi fqinj.zgjedhjet_serbia Vendvotimi në këtë fshat, ku edhe ndodhet selia e komunës paralele të Gorës, ishte i hapur për 16 fshatrat e trevës së Gorës, si dhe për vetë qytezën e Dragashit, pavarësisht se në këtë rajon nuk jeton asnjë pjesëtar i komunitetit serb. Por, një pjesë e popullatës ende vazhdon ta mbaj gjallë prezencën e Serbisë në këtë anë, sidomos në fushën e arsimit. Megjithatë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, kaluan pa ndonjë incident. Këtë ia ka konfirmuar Radio SHARRI-t, komandanti i stacionit policor në Dragash, Gëzim Zogaj, i cili ka konfirmuar se në asnjë fshat tjetër nuk ka pasur tentime për organizim të zgjedhjeve lokale të Serbisë, siç ishte paralajmëruar se mund të ndodhte, ngjashëm me dy komunat në veri të Kosovës. “Procesi ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incidente, përkundër analizave të ndryshme, të cilat kanë parashikuar se do të ketë dhunë dhe probleme. Si gjithmonë, ne marrim masa preventive për të parandaluar çdo tentativë që mund të prish rendin dhe qetësinë publike”, ka thënë Zogaj.
Nga ana tjetër, zyrtarët komunalë të Dragashit kanë thënë se organizimi i këtyre zgjedhjeve në trevën e komunës së Dragashit, ku nuk jeton asnjë serb, është një turp i radhës, si për organizatorin e zgjedhjeve, ashtu edhe për vetë banorët e këtushëm që iu përgjigjen kësaj ftese. Zëvëndëskryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit, nga radhët e komunitetit pakicë, Sherif Aga, thotë se ndihet krenar që shteti i Kosovës tregoi shkallë të lartë të demokracisë, duke mos i penguar as ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe, nga ajo që përcaktohet me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Por, Aga është shprehur i zhgënjyer me bashkëkombësit e tij, të cilët votuan të dielën. “Ndihem krenar që shteti im tregoi pjekuri politike dhe shkallë të lartë të demokracisë. Kosova nuk i pengoi ata që vazhdojnë ta përkrahin praninë e Serbisë në vendin tonë, pavarësisht se një gjë e tillë ishte e jashtëligjshme. Megjithatë, unë ndihem i turpëruar që një përqindje e konsiderueshme iu përgjigj këtyre votimeve, duke mos e kuptuar se ato i përkisnin një shteti tjetër dhe asgjë nuk do të ndikojnë në vendin ku jetojnë. Shpresoj që një ditë do ta kuptojnë këtë, mbase kur Serbia t’ua ndaloj stimulimet financiare”, tha për Radio SHARRI-n, Sherif Aga, i cili i përket koalicionit boshnjak “Vatan”.fletevotimi_serbia
Përkundër lëvdatave që mori Misioni i OSBE-së, për organizim korrekt të këtyre zgjedhjeve, ajo që ra në sy në këtë vendvotim, ishte fakti se i gjithë dokumentacioni që kishte përgatitur ky mision, ishte i shkruar vetëm me alfabet cirilik, ndërkohë që fletëvotimet që i kishte përgatitur Serbia, përpos mbishkrimit në serbisht, mbanin edhe mbishkrimin në shqip.
Gjatë kohës së votimit, janë vërejtur shumë vetura me targa të Serbisë, Bullgarisë, Maqedonisë, si dhe një veturë nga Shqipëria, e cila mbante targa diplomatike. Zgjedhjet në këtë krahinë të Kosovës janë përcjellë nga shumë media, në mesin e së cilëve ishte edhe një ekip nga shtëpia mediale “Al Xhazira”
Serbia kishte hapur dje vendvotimet, në të cilat 6,770,013 qytetarë me të drejtë vote kishin mundësinë e votimit për zgjedhjen e 250 deputetëve për Kuvendin e Serbisë, 120 deputetëve për Kuvendin e Vojvodinës, përfaqësuesit dhe këshilltarët komunalë, si dhe presidentin e vendit. Në Kosovë janë zhvilluar vetëm zgjedhjet për presidentin e Serbisë dhe deputetëve të Kuvendit republikan. Në mesin e 12 kandidatëve presidencialë, në balotazh do të garojnë Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq. Analistët thonë se kampi pro-evropian i Tadiqit, ka më shumë shanse për fitore, kundrejt bllokut nacionalist që përfaqësohet nga Tomisllav Nikoliq.
 
 
Share