• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 08 Maj 2012 16:04

blerim_cocaj


Blerim ÇOÇAJ - gazetar


 
TREGOMËNI BURIMIN!
 
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të duhej të marrë seriozisht reagimin dhe shqetësimin e gazetarëve të Kosovës, por edhe të organizatave ndërkombëtare, që kanë ngritur për futjen e nenit 37-të dh 38-të në Kodin e ri Penal. Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për liri të shprehjes dhe, kurrsesi, për mbyten e saj.
 
Pak minuta pasi kishte filluar punën, një  zyrtar i  Komunës së Prizrenit, kishte shfletuar në shpejtësi gazetat ditore, për tu informuar për më të rejat e  qytetit që përfaqësonte. Gjatë shfletimit, kishte parë një shkrim në të cilën pata trajtuar çështjen e mosqëndrimin në punë të punëtorëve të Administratës së Komunës, pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë. Ish-kryeshefja e Komunës së Prizrenit, Mybera Mustafa, kishte formuar një komision “ad-hoc” për vërtetuar se sa punëtorë të Administratës së Komunës, qëndrojnë në vendet e punës, dhe sa prej tyre kanë ikur para kohe. Komisioni ishte formuar, pak kohë para përfundimit të orarit të punës. Pasi kanë hyrë në çdo zyrë, u doli se mbi gjysma e punëtorëve të Administratës e kanë lëshuar punën para kohe. Ish-kryeshefja Mustafa, e revoltuar nga kjo mospërgjegjësi, kishte vendosur që të nesërmen t’i qortojë punëtorët dhe të kërkojë nga ata që në ardhmen të respektojnë orarin e tyre të punës. Por, publikimi i këtij rezultati në gazetë “pak parakohe” e kishte bërë fort nervoz njërin prej zyrtarëve të Komunës, i cili për formimin e këtij komisioni dhe mungesën e tij në punë, e kishte kuptuar nga gazeta. Ai, herët në mëngjes, më mori  në telefon dhe kërkoi urgjentisht që të takohemi. Nuk pranoi të bisedojmë nëpërmjet telefonit për qëllimin e takimit, por premtoi se “do të flasim për një çështje shumë të rëndësishme për gazetë”. Në takimin e mbajtur në zyrën e tij të (mos)punës, fillimisht  në mënyrë “miqësore” kërkoi  që t’ia tregojë burimin e gazetës për lajmin e dhënë. Pas refuzimit, ai filloi të kërcënojë se, për këtë shkrim, do të ketë përballje edhe në gjykatë! ”Vetëm burimi i gazetës po na duhet. Nuk kemi asgjë me ty. Por, nëse nuk e tregon sot burimin, do ta tregosh në Gjykatë…”. Ai nuk e kontestonte shkrimin. Insistonte vetëm të zbulohej burimi i këtij informacioni që kisha plasuar në gazetë. Pavarësisht pozitës, ai nuk e kishte as idenë se zbulimi i burimit  është në kundërshtim me etikën e gazetarisë. Përveç etikës profesionale të gazetarisë, mos zbulimi i burimit garantohej edhe me Kodin Penal të Kosovës. Por,  për t’ia arritur qëllimit, ky zyrtar i Komunës së Prizrenit, kishte hyrë në çdo zyrë, duke i kërcënuar të gjithë punëtorët që gjatë kontrollimit kanë qenë në vendet e tyre të punës, se njëri prej tyre paska folur për gazetë. Përkundër përpjekjeve dhe kërcënimeve, ai kurrë nuk kishte arritur të zbulojë burimin e gazetës.
 
Votimi egoist i delegatëve
 
Kuvendi i Kosovës, muajin e kaluar, votoi Kodin e ri Penal të Kosovës, bashkë me nenet 37 dhe 38. Këto dy nene, përveç që sanksionojnë gazetarët dhe mediat, ia mohojnë edhe qytetarëve të drejtën e informimit. Të gjithë deputetët (përveç atyre të Vetëvendosjes) u bënë bashkë për t’ia mbyllur burimet gazetarëve, duke i kërcënuar, madje edhe me burg. Dy nenet e Kodit të ri Penal të Kosovës, 37 dhe 38, janë shumë të paqarta dhe në kundërshtim me praktikat e vendeve perëndimore. Në këto dy nene, nuk specifikohet se cili publikim përbënë vepër penale, në mënyrë që gazetarët të kenë mundësi ta evitojnë një vepër të tillë. Këto dy nene mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. S’ka aspak dilemë se këto dy nene të Kodit Penal, u votuan njëzëri nga të gjithë deputetët, pikërisht për t’ia mbyllur gojën lirisë së shprehjes. Me këtë votim, ata i dërguan “selam” mediave se, pavarësisht papërgjegjshmërisë dhe keqpërdorimeve që mund t’i bëjnë gjatë mandatit të tyre, nuk mund të merren lehtë me ta. Futja e nenit 38-të në Kodin Penal, ku detyron gazetarët dhe mediat, që të zbulojë informacionin, kam përshtypjen se, më shumë do të përdoret për të shantazhuar burimin e informacionit, se sa për të zbardhur të vërtetën e çështjes apo temës së caktuar që është trajtuar në media. Deputetëve që e kanë votuar këtë nen, më së paku iu konvenon zbardhja e së vërtetës së (mos)punës së tyre, por edhe të partive të cilat i përfaqësojnë. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se zbardhja e së vërtetës për (mos)punën e tyre, mund të jetë fatale pë ta. Dy nenet e Kodit Penal, nëse nuk riformulohen, më shumë do të përdorën për t’i shantazhuar gazetarët dhe burimet e tyre se sa për të zbardhur të vërteten e publikimit. Madje, neni 38-të do të “shfrytëzohet” vetëm sa për të zbuluar burimin, por jo edhe për ta nxjerrë në pah të vërtetën e shkrimit. Gazetarët më së miri e dinë se cili është halli më i madh i njerëzve të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, të cilëve u lakohet emri, për të bëmat nga (mos)puna e tyre. “Tregoma vetëm burimin, asgje tjetër nuk po kërkoj nga ju...”. Kjo është kërkesa e vetme e njerëzve, të cilëve u lakohet emri për të bëmat e këqija të tyre. Me pak përjashtime, të gjithë janë të kategorisë së zyrtarit të Komunës së Prizrenit, i cili nuk kishte lënë formë pa përdorur, vetëm që ta zbulonte burimin e lajmit “të keq”. Pra, atyre më shumë ju intereson zbulimi i burimit, se sa e vërteta e informacionit.
Mobilizimi i gazetarëve, për të kundërshtuar këto dy nene, nuk do të duhej nënkuptuar si mënyrë për të krijuar kushte të mira që të shkruajnë çkado, por thjeshtë për të mbrojtur lirinë e shprehjes e cila është e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. Reagimi i organizatave ndërkombëtare tregon qartë se, nëpërmjet futjes së këtyre dy neneve në Kodin Penal, Kuvendi i Kosovës me vetëdije dhe qëllimisht ka bërë një gaf të favorshëm për vete, por shumë të dëmshëm për mediat dhe shoqërinë. Shpresa e vetme për t’i kthyer për riformulim këto dy nene, aktualisht ka mbetur në duart e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo do të duhej të marrë seriozisht reagimin e gazetarëve të Kosovës, por edhe të organizatave ndërkombëtarë, që kanë ngritur për futjen e këtyre dy neneve në Kodin e ri Penal. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për liri të shprehjes, dhe kurrsesi për mbyten e saj. Demokracia e një vendi nuk mund të zhvillohet me anë të shantazheve dhe presioneve të ndryshme, dhe pa liri të shprehjes. Mediat janë promotorë të zhvillimit të demokracisë së një vendi. Prandaj, ato me të drejtë e presin një lajm të mirë për vete.
 
 
Share