• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ministri Beqaj përkrah zhvillimin e Dragashit

Dragash, 09 maj
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka qëndruar sot në Komunën e Dragashit, ku fillimisht është takuar me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzi, dhe më pas vizitoi edhe disa kompani në këtë komunë.
beqaj_remateksKryetari Jenuzi, e njoftoi ministrin Beqaj me të arriturat e Dragashit dhe njëkohësisht e njoftoi edhe me nevojat që ka kjo komunë, për të arritur një stabilitet të plotë ekonomik. Pas dëgjimit të një miniekspozeu të Jenuzit, ministri Beqaj përshëndeti dhe përkrahu orientimin e Komunës së Dragashit që prioritete të saj të jenë zhvillimi i ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, blegtoria dhe turizmi. Beqaj ka vlerësuar veçanërisht orientimin e komunës, që me një kompensim simbolik të japë në dispozicion të bizneseve prodhuese 36 hektarë tokë, në afërsi të qytezës, në të cilën kanë filluar të ndërtohen objektet e para prodhuese, si bazë fillestare e krijimit dhe funksionimit të Qendrës së Biznesit.
Gjatë vizitës që i bëri Industrisë së tekstilit “Remateks” në Dragash, e cila udhëhiqet nga një biznes i suksesshëm nga Turqia, e që tërë prodhimtarinë e vet e eksporton në vendet perëndimore, ministri Beqaj foli për orientimet e dikasterit që drejton ai dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të volitshme për të bërë biznes, duke ofruar njëkohësisht përkrahjen konkrete të institucioneve të vendit për ekonominë prodhuese, si bartëse e zhvillimit ekonomik. Nga ana e tij, drejtori i Industrisë “Remateks”, Ismail Sen, kompani kjo në të cilën janë punësuar mbi 300 punëtorë nga komuna e Dragashit, ka falënderuar ministrin Beqaj për përkrahjen që i ka dhënë kompanisë dhe ka shtuar se “seriozisht është duke u punuar në zgjerimin e objekteve ekzistuese dhe prodhimit”.
Në vazhdim të vizitës në komunën e Dragashit, ministri Beqaj vizitoi Qendrën e Biznesit, ku pa nga afër objektet e porsandërtuara të disa kompanive, me çka u njoftuar se që në fillim do të sigurohen mbi 50 vende të reja pune.
 
 
Share