• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ramush Haradinaj, arriti në Kosovë
e Enjte, 10 Maj 2012 14:41

Prishtinë, 10 maj
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Prishtinë, pas gati dy vjetësh qëndrimi në burgun e Hagës. Haradinajt iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali i Hagës ta thotë fjalën përfundimtare, në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër tij.ramush_arriti
Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, ka nisur në muajin gusht të vitit 2011. Vendimin e Tribunalit, që Haradinaj të mbrohet në liri, nuk e ka kundërshtuar prokuroria. Një numër i madh i mediave kanë dalë për të pritur ardhjen e Haradinajt, në Aeroport, por që nuk është regjistruar ndonjë xhirim, me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që të mos ketë pamje gjatë arritjes së Haradinajt. Me të mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", interesimi i medieve për të marrë pamjet e mbërritjes së Haradinajt ishte shumë i madh, ndonëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje që Ramushi mos të këtë një përcjellje të këtillë mediale.
Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, ka vendosur ta lirojë përkohësisht nga paraburgimi ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër Haradinajt pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor dhe se Haradinaj pritet të gjykohet në gjendje të lirë. Bashkë me Haradinajn po gjykohen edhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm, në prill të vitit 2008, por Tribunali i Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010. Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.
 
 
Share