• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Goranë e boshnjakë, bëhen bullgarë!

Prizren, 16 maj
- Kërkesat e shumë shtetasve të Kosovës për pasaportat serbe dhe maqedonase, tashmë kanë një “konkurrent” serioz; pasaportat e Bullgarisë. Me këtë dokument, ata që e synojnë, besojnë se do t’iu hapen mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.pasaporta_bullgaria
Tek boshnjakët dhe goranët e rajonit të Prizrenit po organizohen shoqatat e bullgarëve, edhe pse zyrtarisht nuk ka pjesëtarë të këtij komuniteti në Kosovë, thuhet në një kronikë të Radios gjermane, e cila përkujton se në prani të zyrtarëve të ambasadës bullgare në Prishtinë dhe të Agjencisë së Bullgarëve jashtë Bullgarisë, para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në Prizren. Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje. Disa e kuptojnë këtë si përçarje të komunitetit të tyre, për ta formuar një komunitet të ri bullgar. Mendimtarët e tillë kanë apeluar tek BE-ja që ta ndalin këtë proces. Ish ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Sadik Idrizi, pasaportat bullgare i sheh si zgjidhje të problemeve ekonomike. "Njerëzit më nuk janë të kënaqur me pasaportat serbe dhe ato maqedonase, sepse në këtë fazë pasaporta bullgare peshon me shumë, ngase me të mund të fitohet edhe punësim në shtetet e BE-së, brenda një muaji apo një viti”, thotë Idrizi. Derisa zyrtarët kanë interpretime të ndryshme për këtë anomali, një numër i madh i banorëve të rajonit të Prizrenit, e kohëve të fundit edhe nga viset tjera, shkojnë çdo ditë në Sofje për të dorëzuar dokumentet e kërkuara për një pasaportë të këtij shteti. Procedura për marrjen e tyre është reduktuar, nga pesë vjet në një vit, ndërsa për pasaportë duhet ndarë rreth një mijë euro.
Në mars të këtij viti, Radio SHARRI pati njoftuar për një veprim të këtillë, duke cituar burime të sigurta nga qeveria bullgare, por që ende mohohet zyrtarisht ky veprim, ndonëse në emër të shoqatës mblidhen dokumente të të anëtarësuarve, kryesisht nga komuna e Dragashit, që me procedura të shkurtuara e me ndërmjetës, u premtohet se brenda një viti do ta fitojnë pasaportën bullgare.
 
 
Share