• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash shënohet Dita e rinisë turke!

Dragash, 19 maj
– Disa shoqëri kulturore nga rajone të ndryshme të Kosovës, të shtunën kanë shpalosur në Dragash programet e tyre të larmishme kulturoro-artistike, në shënim të 19 Majit- Ditës së Rinisë së Turqisë.dragash_turqit Ky aktivitet kulturor, në të cilin kanë marrë pjesë SHKA “Gërçek”, nga Prishtina, “Mamusha”, nga Mamusha, “Podgorski biseri”, nga fshati Gërnçare, “Sharski behar”, nga Prizreni, si dhe tri grupe artistike nga komuna e Dragashit.
Publiku nga Dragashi për herë të parë ka shijuar një shfaqje të këtillë kulturore, e cila ka zgjuar interesim për moshat e ndryshme të kësaj ane. Komandanti i forcave turke të KFOR-it, Ahmet Çelik, në hapje të këtij manifestimi, ka thënë se është nder për pjesëtarët e KFOR-it dhe mbarë popullin e Turqisë, që edhe të rinjtë e Kosovës ndajnë entuziazmin me bashkëmoshatarët e tyre turq, në përkujtim të kësaj dite. Duke folur për historikun e kësaj date, Çelik ka nënvizuar se gjatë Luftës së Parë Botërore,Turqia ka luftuar në shtatë fronte, si aleate e Gjermanisë. “Me 19 maj 1919, duke e lëshuar Stambollin, prijësi ynë kombëtar, Kemal Ataturku, ka filluar rezistencën ndaj okupatorëve. Ndërkaq, me 23 prill 1922, duke parë entuziazmin e rinisë turke, pas fitores kundër forcave okupatore, është vendosur që kjo datë të shënohet si ditë tradicionale e rilindjes së Turqisë së Ataturkut”, ka pohuar Çelik.
Jahja Maznikar, kryetar i Organizatës multikulturore “DAG”, nga fshati Brod i Gorës, ka theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti kulturor është dhënia e një kontributi modest, në shenjë falënderimi për gjithë atë që kanë bërë të rinjtë e Turqisë, si në çlirimin e Kosovës, ashtu edhe në rindërtimin e saj, në periudhën e pasluftës.
Edhe drejtuesit tjerë të SHKA-ve kanë vlerësuar se këto aktivitete i shërbejnë përafrimit të të rinjve të komuniteteve dhe gjinive të ndryshme, në krijimin e një shoqërie më të avancuar. “Është një aktivitet që ka peshë të veçantë, në krijimin e urave të reja, ndërmjet të rinjve të disa rajoneve të Kosovës”, ka vlerësuar, Naim Demiri, nga fshati Gërnçare. Mendimin e tij e kanë përkrahur edhe Afit Fejza nga Prizreni dhe Nafija Murseli, nga fshati Rapçë e Gorës.
 
 
Share