• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Vraniç po votohet për presidentin serb!

Dragash, 20 maj
- Zgjedhje Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për presidentin e Serbisë, në fshatin Vraniç të Gorës, komuna e Dragashit, po organizohet nga ana e OSBE-së, me një staf që përbëhet, kryesisht nga serbët dhe aty këtu edhe ndonjë banor vendas nga kjo trevë.vendvotimi_vranic
Misioni i OSBE-së ka njoftuar se të gjitha vendvotimet, përfshirë edhe katër në qendrën e votimit në Vraniçit, janë hapur me kohë. Sipas zëdhënësit të OSBE-së në Kosovë, Nikolla Gaon, në këtë raund të zgjedhjeve, gjithçka ka shkuar më mire, në krahasim me raundin e parë. “Kësaj radhe, në aspektin logjistik e teknik, zgjedhjet po shkojnë më mirë. Deri në orën 14:00, mbi 11 përqind kanë votuar në nivel të Kosovës”, tha Gaon për Radio SHARRI-n, duke mos dhënë shënime të veçanta për trevën e Gorës.
Në pyetjen tonë, se përse afishet e OSBE-së janë vetëm në serbisht, me alfabet cirilik, ndërkohë që vetë Serbia i ka përgatitur materialet edhe në shqip, duke përfshirë edhe fletëvotimet, Gaon tha se kjo është bërë, duke u nisur nga fakti se në votime pritet vetëm pjesëmarrja e serbëve. “Nuk është se e kemi bërë për ndonjë qëllim të caktuar, por thjeshtë, pritjet janë se vetëm serbët do të votojnë, prandaj janë vetëm në serbisht”, tha Gaon, sipas të cilit në tërë Kosovën janë të hapura 28 qendra votimi, me 90 vendvotime, të cilat do të mbesin të hapura deri në orën 20:00.
balotazh_fletevotimiPër mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në aspektin e sigurisë, po përkujdeset Policia e Kosovës. Njëri nga policët e pranishëm në këtë qendër votimi, tha se gjithçka po ecën mirë dhe se nuk ka pasur rast për intervenimin e tyre. Sipas tij, policia e Kosovës ka një plan veprimi, enkas për këto zgjedhje. “Që nga orët e hershme të mëngjesit i kemi ofruar asistencën e nevojshme OSBE-së, me përcjelljen e materialit zgjedhor deri në qendrën e votimit dhe do të jemi prezent për të ofruar sigurinë, edhe në përcjelljen e kutive për në Prizren”, tha njëri nga policët prezent.
Më 6 maj, nën organizimin e OSBE-së, janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare serbe edhe në këtë trevë, përderisa ato lokale, me që nuk kishin mbështetjen ndërkombëtare, nuk janë zhvilluar fare. Ndryshe, nga ajo që ka parë ekipi jonë, kësaj radhe ka më pakë votues, edhe pse kjo ditë është e lirë, për dallim kur më 6 maj ishte edhe Dita e goranëve dhe njëkohësisht edhe festa më madhështore që shënon kjo popullatë, në vendin e quajtur “Vllashko”, fare pranë fshatit Vraniç.
 
 
 
Share