• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
BE-ja mbështet shëndetësinë e Restelicës

restelica_qmfDragash, 20 maj
-  Zyra Ndërlidhëse e Bashkimit Evropian, përmes një donacioni, të cilin e ka implementuar IOM-i, e ka pajisur ambulancën e Mjekësisë Familjare, në Restelicë të Gorës së Dragashit, me aparatura të domosdoshme. Ramadan Jashari, drejtor i QKMF-së në Dragash njoftoi se kjo një ndihmë është e mirëseardhur për shëndetësinë e këtushme, ngase mungesa a aparaturave e ka vështirësuar punën e stafit shëndetësorë. “Me një donacion prej 11 mijë e pesëqind euro të BE-së, përmes IOM-it, ambulanca e Restelicës është pajisur me mjetet të nevojshme, të cilat do të ndikojnë në shtimin e cilësisë së shërbimeve emergjente për qytetarë të Restelicës, fshat ky më i madhi në komunën e Dragashit”, ka thënë Jashari.
Me këtë donacion, kjo ambulancë është pajisur me ultrazë, EKG, sterilizator, otoskop, kasetë kirurgjike, inhalator, si dhe me orendi të nevojshme. Realizimi i këtij projekti është vlerësuar edhe nga stafi shëndetësorë në këtë ambulancë. Sejdi Kaçko, përgjegjës i këtij punkti shëndetësor, ka thënë se janë shumë të kënaqur me kujdesën që ka treguar BE-ja për këtë fshat të skajshëm dhe por ndër më të mëdhenjtë në Kosovë. “Jemi të kënaqur me këtë ndihmë, ngase në të ardhmen do të kemi mundësi që të punojmë në kushte më të përshtatshme, ndërkohë që banorët e këtij lokaliteti më të skajshëm të Kosovës, nuk do të jenë të detyruar si më parë, që për çdo rast të rrugëtojnë mbi 20 kilometra deri në Dragash, apo edhe më larg”, ka thënë Kaçko.
 
 
Share