• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Himarë: Shqipëria në zi, nderon viktimat!
e Martë, 22 Maj 2012 10:26

Tiranë, 22 maj
 – Të gjitha institucionet në Shqipëri, sot kanë ulur flamujt në gjysmështizë, për ta shprehur zinë kombëtare, në nderim të 13 viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi dje në afërsi të Himarës. Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth lajmet dhe pamjet nga ky aksident, do të mbajnë sot në mesditë një minutë heshtje, në përkujtim të jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshave 21-22 vjeçare.himare_tragjedia
Një lutje në mesditë për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen, është moto e kësaj nisme kolektive. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë ditës do të transmetojë muzikë zie, në respektim të ditës së zisë kombëtare. TVSH gjithashtu nuk do të transmetoj sot as Eurovizionin, ku, si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji. Ndërkohë, trupat e pajetë të 13 viktimave, sot transferohen nga Vlora për në kryeqytet.
Tragjedia që ndodhi dje afër Himarës, në Shqipëri, kur një autobus doli nga rruga dhe u rrokullis në humnerë. Nga kjo tragjedi mbetën 13 persona të vdekur, 12 prej të cilëve studente. Jetën e humbi edhe shoferi i autobusit, 55 vjeçari Pëllumb Çela.
Në autobusin që u rrokullis pasditen e djeshme, pranë urës së Vishës, afër Himarës, transportonte studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” nga Elbasani, të cilët ishin nisur për ekskursion drejt Sarandës. Ata ishin nisur për një ekspeditë 3-ditore në qytetin e Sarandës.
 
Emrat e viktimave:

1. Pëllumb Çela, drejtuesi i autobusit, nga Elbasani
2. Denisa Guzi, nga Gramshi
3. Ermira Mana, nga Elbasani
4. Aurora Molla, nga Pogradeci
5. Lindita Kabashi, nga Elbasani
6. Joana Debinja, nga Lushnja
7. Elsa Daka, nga Elbasani
8. Juliana Tola, nga Elbasani
9. Armand Halilaga, nga Kavaja
10. Fabiola Shehi, nga Bërxulla - Tiranë
11. Eriola Xhoi, nga Elbasani (vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët)
12. Eranda Baloshi, nga Elbasani
13. Dorina Stafa, nga Kruja

Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të rënda e të lehta edhe 20 persona të tjerë, ku për shpëtimin e jetës së tyre po përpiqen mjekët në spitalin ushtarak të Tiranës.
 
 
Share