• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rona Nishliu e çon Shqipërinë në finale!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 23 Maj 2012 08:41

Baku, 23 maj
- Rona Nishliu, me këngën “Suus” e ka çuar Shqipërinë në finalen e festivalit evropian të këngës “Eurovision”. Në natën e parë gjysmëfinale, të martën mbrëma, kënga “Suus”, përveç jurisë dhe votave të teleshikuesve, është mirëpritur edhe nga 23 mijë spektatorë që e kanë ndjekur spektaklin në sallën “Crystal Hall”, në Baku të Azerbajxhanit. Emri i Ronës u përmend i gjashti, në dhjetëshen e këngëve që u përzgjodhën për të vazhduar garën, që do të finalizohet të shtunën.eurosong_rona Vetë Rona shprehu gëzim, me ta dëgjuar komunikimin për plasim në finale. “Jam shumë e lumtur. Është një dedikim për shpirtrat e humbur në tragjedinë e Himarës”, ka thënë Rona, pak minuta pasi ka siguruar vend në finale. D
erisa merrte urimet e para nga përfaqësuesit e shteteve të tjera dhe bëhej gati për konferencë për media, Nishliu ka thënë se përfaqësimi i shqiptarëve në sy të botës, ka qenë një përgjegjësi e madhe për të. “Kam qenë shumë e ndikuar prej tragjedisë që ka ndodhur dje. Ishte një përgjegjësi e rëndë mbi supet e mia. Janë disa gjëra më shpirtërore se çdo gjë tjetër. Por, është një arritje shumë e rëndësishme”, ka thënë Rona Nishliu, duke shtuar se suksesin e saj ia ka “borxh” ekipit që e ka shoqëruar. Bashkë me të, në Baku ishin edhe kompozitori i këngës, Florent Boshnjaku, regjisori Bekim Lumi, kompozitori, Shpëtim Saraçi, dhe përfaqësues të RTSH-së.
Përveç Shqipërisë, nga spektakli i mbrëmshëm i Eurosongut, në finale shkuan edhe Rumania, Moldavia, Islanda, Hungaria, Danimarka, Qiproja, Greqia, Rusia dhe Irlanda. Tetëmbëdhjetë këngët që performuan në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, u votuan nga juria e secilit shtet, pjesëmarrës të natës së parë. Votave të profesionistëve iu shtuan edhe ato të teleshikuesve. Performanca që shpalosi rrëfimin personal të Nishliut, është shoqëruar dy herë me duartrokitje të gjata nga 23 mijë spektatorë që e kanë ndjekur spektaklin për së afërmi. Ndërkohë, mësohet se mbi 100 milionë njerëz e kanë ndjekur nëpërmjet ekraneve televizive nga 50 vende të botës.
 
 
Share