• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dëmi material në Restelicë, 450 mijë euro!

Dragash, 23 maj
– Pa e llogaritur dëmin e pariparueshëm në njerëz, të cilin e shkaktoi orteku i borës në fshatin Restelicë të Gorës së Dragashit, dëmi material është llogaritur të jetë afro gjysmë milion euro.restelica_rrenojat Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve që shkaktoi orteku i borës në fshatin Restelicë, më 11 shkurt të këtij viti, me ç’rast humbën jetën 10 persona, ka hartuar raportin e dëmeve materiale, të cilat, sipas një përllogaritjeje paraprake, kapin shumën mbi 450 mijë euro. Tafil Krasniqi, drejtor komunal për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime publike, ka njoftuar se tashmë komisioni, pasi që ka vizituar të gjitha objektet, ka bërë vlerësimin e dëmeve dhe se ai do tu dërgohet ministrive përkatëse. “Shkaku i kushteve specifike, të cilat komisionit ia kishte pamundësuar daljen me kohë në terren, janë zvarritur paksa punët rreth vlerësimit të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga orteku. Megjithatë, gëzon fakti se tashmë është bërë i gjithë vlerësimi i tij, i cili në detaje do tu dërgohet ministrive përkatëse, ngase shumë familje të këtij lokaliteti që janë prekur nga kjo katastrofë janë në pritje të ofrimit të ndihmës konkrete” , ka thënë Krasniqi, sipas të cilit, në këtë shumë të mjeteve është përllogaritur rindërtimi i pesë shtëpive të rrënuara tërësisht, 14 shtëpive të dëmtuara rëndë dhe 7 objekteve përcjellëse.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Komunës nga radhët e komunitetit pakicë, Çasip Kushi, i cili vjen po nga ky fshat, e ka përjashtuar mundësinë e Komunës që t’i dalë në ndihmë këtyre banorëve. “Komuna nuk ka fond të posaçëm për kompensimin e dëmeve, ndaj e vetmja shpresë për kërkuesit e këtij kompensimi mbesin Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shoqatat humanitare”, ka thënë Kushi. Anëtarë të Shtabit Emergjent të Restelicës, theksojnë se gjerë më tani, pos konstatimit të gjendjes dhe premtimeve, banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi ende nuk u është ofruar ndonjë ndihmë konkrete. “Si nga institucionet lokale, ashtu edhe nga ato qendrore të vendit, kemi marrë mjaftë premtime. Se kur do të nisë realizimi, nuk kemi ndonjë informacion. E gjithë ndihma e ofruar deri më tani është dhënia në shfrytëzim e truallit të ambulancës së vjetër të fshatit për anëtarët e mbetur të familjes Reka. Trualli është ndarë me një vendim të Kuvendit komunal, në bazë të kërkesës së familjes Reka”, ka thënë Shaban Haxhia, kryetar i shtabit.
Në mars të këtij viti, ministri për Kthim dhe Komunitete, Radojica Tomiq, gjatë vizitës që i bëri Restelicës, u pati premtuar banorëve se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë që drejton ai. “Ju shpreh keqardhje për tragjedinë. Dhimbjet janë të mëdha, jo vetëm për familjet, por për të gjithë ne. Ministria është e gatshme që të ndihmojë 75 familjet e zhvendosura, ndërkaq do të angazhohemi edhe për ndërtimin e shtëpive të rrënuara nga orteku, në veçanti ato të familjes Reka”, ishte zotuar ministri Tomiq.
 
 
Share