• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbia ftohet nga FIFA, për Kosovën!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 24 Maj 2012 09:22

Cyrih, 24 maj
– Organizata më e rëndësishme qeverisëse e futbollit, FIFA, i ka ftuar zyrtarët serbë për të biseduar, në lidhje me vendimin e saj që t’i lejoj vendet anëtare të saj, të luajnë ndeshje miqësore me ekipet e Kosovës.fifa_logo FIFA thotë se Autoriteti Evropian i Futbollit, UEFA, që e mbështet Serbinë në kundërshtimin e kësaj nisme, do t’i bashkohet bisedimeve që pritet të zhvillohen në Cyrih, më 31 maj.
Agjencia e lajmeve, Associated Press, njofton se një raport do t'i paraqitet komitetit ekzekutiv të FIFA-s, për tu takuar më 4 korrik. Presidenti i UEFA-së, Mishel Platini, ka thënë të mërkurën, se presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar ndryshimin e politikave "pa folur me askënd". Platini iu tha gazetarëve se ai "është një vendim politik dhe nuk është një vendim i futbollit". Të hënën, FIFA i dha një shtytje të fortë përpjekjeve të Kosovës, për njohje ndërkombëtare, duke mundësuar 208 vendet anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën. “Ishte vetë Blater, ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë, Xherom Valke, sekretar i përgjithshëm i FIFA-s. Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokonin këtë nismë. “Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valke, duke vlerësuar se, kësisoj, ofrohet edhe kredibilitet.
 
 
Share