• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
AAK-ja shpalosi programin elektoral |
e Premte, 23 Tetor 2009 18:36 |
Me AAK-në, Sharri do të hyjë në radhën e komunave të zhvilluara. Këtë e ka premtuar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapjen zyrtare të fushatës Parazgjedhore në Dragash. Lideri i AAK-së, me bashkëpunëtorët e tij, është zotuar se qytetarët e komunës së Dragashit, me qeverisjen e këtij subjekti politik, do të hyjë në radhën e komunave më të zhvilluara të vendit. “Ju, padyshim që keni fat dhe privilegj, ngase jetoni në komunën më të bukur dhe me më shumë potencial zhvillimor. Megjithatë, jeni një komunë që ka ngelë e pazhvilluar, ngase gjatë qeverisjes së deritanishme nuk ka pasur plane për zhvillim, por kryesisht ka pasur vetëm administrim komunal”, ka thënë lideri i AAK-së, duke kërkuar votën për kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Dragashit, Burim Piraj. “Ka ardhur momenti që kandidati për kreun e komunës, Burim Piraj, ta udhëheq këtë komunë, ngase ai di të krijojë biznesin, e bashkë me këtë edhe një zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Por, për këtë i duhet vota e juaj”, ka thënë më tej Haradinaj. Tutje, ai ka nënvizuar se, AAK-ja do të merr vota edhe nga qytetarët e trevës së Gorës, ngase me programin e tij të një menaxheri të suksesshëm, Piraj garanton një zhvillim të hovshëm edhe të kësaj treve.Edhe Donika Kada-Bujupi, ka theksuar se me fitoren e AAK-së, fitojnë të gjithë qytetarët. “Dëshmi e tërë kësaj është periudha e qeverisjes së liderit, Haradinaj, i cili me shumë përkushtim i ka çuar proceset zhvillimore përpara, duke u sakrifikuar, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj”, tha Bujupi.Ndërkaq, vetë kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Burim Piraj, duke shpalosur programin e tij, e ka ftuar elektoratin që kësaj radhe mos ta humbin votën e tyre, por atë t’ia japin atij që është dëshmuar, jo me fjalë por me vepra.Si mysafir në këtë fushatë, ish-shefi i UNMIK-ut, përshëndetur të pranishmit për mikpritje, ndërkohë që ka kërkuar votën e banorëve të Dragashit për kandidatin, Burim Piraj, i cili, sipas tij, e meriton atë, si afarist i suksesshëm. “Vetëm një afarist i suksesshëm, mund ta udhëheq suksesshëm edhe komunën tuaj”, ka thënë ai. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Naim Maloku, i bindur se Dragashi tani ka më shumë arsye për të votuar. Në përmbyllje të këtij tubimi, AAK-ja i ka prezantuar kandidatët për Kuvendin Komunal të Dragashit, e më pas është shfaqur një program i bujshëm muzikor, i udhëhequr nga këngëtarja, Zanfina Ismaili. |