• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nxënësit human të “Loyola Gymnasium”

Prizren, 30 maj
- Një grup i nxënësve maturantë të “Loyola Gymnasium” në Prizren dhe tri arsimtare, të cilat në shpirt dhe zemër e kanë humanitetin, kanë ndërmarrë një aksion për grumbullimin e ndihmave humanitare, si gjëra ushqimore, jo ushqimore dhe lodra për fëmijët dhe familjet skamnore, duke u nisur nga parimi i humanistes-nobelistes shqiptare “Nëna Terezë”, e cila pati thënë se “të varfrit janë në mesin tonë.vlora_grajcevci T`i gjejmë dhe t`iu ndihmojmë”. Aksioni i grumbullimit të ndihmave humanitare është shtrirë në të gjitha klasat e kësaj shkolle, duke mbledhur gjëra ushqimore, si miell, vaj, sheqer, makarona, etj. Dikush dhuroi edhe gjëra higjienike dhe mjete shkollore.
Aksionin për grumbullimin e ndihmave humanitare e kanë udhëhequr, Vlora Grajçevci, profesoreshë e gjuhës gjermane dhe gjuhës latine, Besmire Azemi, profesoreshë e gjuhës gjermane dhe Liridona Krasniqi, profesoreshë e edukatës fizike. Ndihmat janë përgatitur nga vetë nxënësit e kësaj shkolle, në pako familjare për 17 familje. Virtytet e larta njerëzore të nobelistes së njohur shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, femrës më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, janë një udhërrëfim bazë i veprimtarisë së shoqatës, e cila me nder dhe krenari e mban këtë emër.
Profesoresha, Vlora Grajçevci, duke u përshëndetur me dy të moshuar, teksa po iu dhuronte pakot e ndihmave humanitare, tha se ndihet e lumtur që këtyre pleqve, të cilët jetojnë në banesë sociale dhe të vetmuar, iu dhuron gjërat më elementare që i nevojiten secilës familje. “Në emër të familjeve skamnore dhe në emrin e shoqatës humanitare bamirëse ‘Nëna Terezë’, i falënderojmë nxënësit dhe profesoreshat për gjestin e tyre human që kanë treguar, duke dhuruar ndihma humanitare, të cilat kanë një jehonë kuptimplote për familjet skamnore, të cilat çdo herë, me zemër të thyer dhe shpirt të lënduar presin ndihmën e shoqërisë. Në fytyrat e tyre shihet pasqyra e kohës së mjerimit, siç e kishte pasqyruar edhe poetit jonë i madh, Migjenit”, shprehet profesoresha, Vlora Grajçevci.
 
 
Share