• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Bellanicë rrëmbehet gjimnazistja!

policia_aksioniMalishevë, 30 maj
- Tre të rinj nga fshati Shkozë, komuna e Malishevës, pasditen e së mërkurës, rreth orës 16:30, e kanë rrëmbyer një vajzë, 17 vjeçare, nga fshati Bellanicë. Ngjarja shumë shpejtë ka alarmuar forcat e rendit, të cilat dy nga rrëmbyesit i kanë zënë pas pak kohe. Sipas komandantit të Stacionit policor në Malishevë, Bekim Begaj, rrëmbimi ka ndodhur në fshatin Bellanicë, ndërkaq rrëmbyesit janë kapur, pak kohë pas rrëmbimit, në rrugën Malishevë-Gurbardh. “Menjëherë pas rrëmbimit, një qytetar që e kishte parë ngjarjen dhe e ka dëgjuar vajzën duke kërkuar ndihmë, e ka njoftuar policinë për rastin. Forcat e rendit shumë shpejtë janë vënë në ndjekje të rrëmbyesve. Pasi e kanë vërejtur se po ndiqeshin nga policia, rrëmbyesit e kanë lënë veturën në rrugë dhe kanë tentuar të iknin, duke e lënë vajzën në veturë. Njëri nga ata ka arritur të ikë, ndërkaq dy të tjerët janë arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Komandanti Begaj ka thënë se identiteti i personit që ka ikur është i njohur për policinë dhe se shumë shpejtë pritet arrestimi i tij.
Bëhet e ditur se vajza e rrëmbyer, nxënëse e shkollës së mesme, përveç frikës dhe shqetësimeve nga ngjarja, nuk ka ndonjë lëndim serioz. Aktualisht, policia është duke hetuar për motivin e këtij rrëmbimi.
 
 
Share