• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dy të vrarë, në Zym të Dragashit!
e Enjte, 31 Maj 2012 13:18

vrasje_zymDragash, 31 maj 2012
 - Një mashkull dhe një femër janë vrarë të enjten në mëngjes, në fshatin Zym të Dragashit. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke mos dhënë detaje për motivin e kësaj ngjarje trishtuese për këtë trevë.
Sipas informatave të para që ka dhënë policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, thuhet se një burrë dhe një grua janë plagosur për vdekje nga një person që ndodhet në arrati, por që identiteti i tij është i njohur për policinë. “Të plagosurit janë dërguar për në Spitalin rajonal në Prizren, mirëpo mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tyre", thuhet në njoftimin e policisë së Prizrenit. Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, i tha Radio SHARRI-t, se i dyshuari për vrasjen e dyshimtë ndodhet në arrati dhe se po bëhen të gjitha përpjekjet për kapjen e tij. “Në mëngjesin e sotëm, në fshatin Zym të Dragashit ka ndodhur një vrasje e dyfishtë. Sipas informatave të para, merret vesh se një burrë dhe një grua janë qëlluar për vdekje nga një person që ende ndodhet në arrati, por që identiteti i tij është i njohur për policinë”, tha Berisha, duke mos bërë të njohur identitetin e personit në fjalë dhe as të viktimave. Megjithatë, Berisha është zotuar se të gjitha detajet rreth motivit të vrasjes dhe personit që ka kryer këtë vepër, do t’i japë gjatë ditës, pasi të kryhen të gjitha hetimet.
 
 
Share