• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Emigranti, për emigrantët!

Helsinki, 06 qershor
- Thonë që njeriu, po pati vullnet dhe dëshirë, mund të arrij gjithçka në jetën e tij. Disa persona të bëjnë ta miratosh këtë thënie, për faktin se me veprat e tyre e dëshmojnë se kjo thënie qëndron dhe se burimin e ka pikërisht nga praktika e shumë personave nëpër botë.faton_krasniqi
Duke u munduar të komentojmë qëllimin e një projekti, rreth të cilit po punon një opojan i zellshëm, pa dashur ta shndërrojmë artikullin në reklamë, do të mundohemi ta nxjerrim thelbin e projektit, për të parë se ku është këtu interesi i përbashkët apo gjithëpërfshirës.
I riu, Faton Krasniqi, nga fshati Brezne, në Opojë, duke u munduar t’i bashkoj të gjitha forcat dhe vullnetin e tij personal, mëton t’i sjell Opojës gjera të mira, sidomos bashkatdhetarëve tanë të shumtë, shumica prej të cilëve jetojnë në Austri. Thotë se ka projekte konkrete dhe se tani është koha për fillimin e vënies në jetë të tyre. “Mëtoj të sjell projektin më të madh që i dedikohet diasporës shqiptare. Me këtë projekt synoj ta ndryshoj rrugën e integrimit dhe organizimin më të mirë të diasporës shqiptare”, thotë Krasniqi. Projekti më i ri për integrimin dhe organizimin e diasporës shqiptare “Emigranti”, sipas Krasniqit, synon t’i thyej të gjitha barrierat në integrimin dhe organizimin e mirëfilltë të diasporës shqiptare. Ndonëse jeton edhe vetë në diasporë, konkretisht në Finlandë, i riu nga Opoja ka si qëllim që, përmes këtij projekti, shqiptarët të cilët vizitojnë për herë të parë një shtet të huaj si dhe ata që kanë jetuar më gjatë, të kenë mundësi të qasjes sa më të lehtë për integrim në shoqërinë dhe rrethin ku vendosen, duke filluar nga mësimi i gjuhës dhe shkollimi. “Platforma e projektit përfshinë 12 seksione, për secilin shtet, si dhe shumë faqe të tjera në secilin seksion, duke e bërë një projekt me vëllimin të gjerë të veprimtarive, kushtuar diasporës shqiptare. Aktualisht projekti është lansuar në 5 shtete; Austri, Gjermani, Zvicër, Finlandë dhe Suedi. Por, fillimisht është punuar më së shumti me degën në Zvicër, duke publikuar shumicën e seksioneve me materiale të ndryshme”, sqaron Faton Krasniqi. Sipas tij, përveç përparësive në fushën e veprimtarive praktike në terren, ky projekt ka përparësitë e veta edhe në fushën e internetit, duke e bërë të mundur kërkimin më të lehë në Google, sapo të kërkohen fjalët kyçe që iu interesojnë personave nga diaspora, si shkollat shqipe, bizneset shqiptare apo edhe terme të tjera, si shoqata, edukimi etj. Përveç këtij projekti që i kushtohet diasporës shqiptare, Faton Krasniqi përmend edhe dy projekte të tjera, të cilat do t’i kushtohen enkas trevës së Opojës dhe komunës së Dragashit në përgjithësi. “Njëri prej projekteve do të ketë për qëllim mbajtjen e kontakteve më të afërta me bashkatdhetarët nga Opoja, ndërsa tjetri do të jetë enkas për rininë e komunës së Dragashit”, premton Krasniqi.
Projekti “Emigranti” mund të kërkohet edhe në linkun: http://www.gjiganti.com/, ndërkohë që vetë Faton Krasniqi ka premtuar se, sapo ta përmbyll gjithë këtë horizont, do të vizitoj edhe shtëpinë tonë mediale, ku do të jap sqarime të plota. Gjithashtu, ky i ri nga Opoja, premton se projekti i tij shumë shpejtë do të bëhet një udhërrëfim për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë ata.
 
 
Share