• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dikanca bëhet me rrugë të asfaltuar

lybevisht_asfaltiDragash, 6 qershor
- Në trevën e Gorës vazhdon asfaltimi i rrugëve, për të cilat ka premtime se ideja është që të asfaltohen të gjitha rrugët e kësaj treve dhe komunës së Dragashit në përgjithësi. Sapo është asfaltuar rruga në fshatin Dikancë, ndërkaq ajo e fshatit Lybevisht, ndonëse është asfaltuar menjëherë pas luftës, i është shtruar edhe një shtresë asfalti. Zyrtarët e Komunës së Dragashit bëjnë të ditur se, për asfaltimin e rrugës së Dikancës, me gjatësi rreth një kilometër, nga buxheti i Komunës janë siguruar 50 mijë euro, ndërkaq për atë të Lybevishtit 25 mijë euro. Punimet kanë përfunduar në fillim të kësaj jave, ka njoftuar Feriz Trupaj, përgjegjës i kompanisë që i ka kryer punimet, duke shtuar se punimet janë kryer sipas dinamikës së paraparë me tender. Edhe Sefidin Ismaili, aktivist i fshatit Dikancë, ka bërë të ditur se banorët e këtij fshati ndihen të kënaqur që me botën janë lidhur me rrugë të asfaltuar, duke qenë se me vite janë përballur me mjaft telashe.
Nga ana tjetër, drejtuesit e subjektit politik të boshnjakëve të Gorës, “Vatan”, të prirë nga kryetari, Sadik Idrizi, të cilët ishin të pranishëm gjatë fillimit të punimeve, u kanë premtuar banorëve të fshatit Dikancë se do të përpiqen për të siguruar mjete edhe për kubëzimin e  rrugëve brenda fshatit, të cilat nuk janë paraparë me këtë projekt. Sipas Idrizit, gjatë vitit 2013, jo vetëm që në Gorë nuk do të mbetet asnjë fshat pa rrugë të asfaltuar, por do të ketë edhe angazhim për lidhjen rrugore me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Nga ana tjetër, Avni Nebiu, drejtor komunal për Administratë dhe Personel, ka thënë se, pos asfaltimit të këtyre dy rrugëve, gjatë këtij viti planifikohet edhe asfaltimi i rrugës së Vraniçit, në trevën e Gorës, kurse në trevën e Opojës është paraparë asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Pllajnik me botën.
 
 
Share