• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gjendet trupi i 26 vjeçarit nga Bresana!
Nga: Radio SHARRI   

lumi_mbytjeBresanë, 07 qershor
– Mbrëmë është gjetur trupi i pajetë i të riut nga fshati Bresanë, Visar Ryshenit. Trupi i 26-vjeçarit është gjetur nga disa peshkatarë, të cilët po peshkonin në lumin Drin, afër fshatit Dobrusht. Ata kishin parë një trup të pajetë në lum dhe menjëherë kanë informuar policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga ekipi i krim-teknikës, prokurori dhe mjeku ligjor. Komandanti i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, i tha Radio SHARRI-t, se identifikimin e viktimës e kanë bërë familjarët, por gjithsesi trupi i tij është dërguar për autopsi. “Me të marrë informacionin nga disa peshkatarë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vazhduar me procedurat e rregullta, ku në konsultim me prokurorin dhe mjekun ligjor, është bërë autopsia e trupit të viktimës. Sipas mjekëve, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, kështu që dyshimet ekzistojnë për vetëvrasje apo aksident”, tha Zogaj.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prizrenit, e cila ka bërë të ditur se të shtunën në polici është paraqitur rasti për zhdukjen e këtij të riut. “Të shtunën, në Stacionin policor të Dragashit ishte pranuar informata se, Visar Rysheni, i vitlindjes 1986, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij. Kjo informatë është trajtuar nga policët hetues të Njësisë për persona të zhdukur, deri në zbardhjen e rastit, i cili rezultoi me fatalitet”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
 
Share