• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AGPK kundër modifikimit të nenit 37 dhe 38!
e Premte, 08 Qershor 2012 15:09

Prishtinë, 08 qershor
- Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka prezantuar para Komisionit për legjislacion të Kuvendit të Kosovës kundërshtimin e gazetarëve dhe mediave të Kosovës për nenin 37 dhe 38.agpk_radio_sharri Kryetari i Bordit të AGPK-së, Arben Ahmeti, ka lëshuar punimet e këtij debati, pas prezantimit të qëndrimit nga ky asociacion. “AGPK, ashtu siç është dakorduar me përfaqësuesit e mediave dhe ka deklaruar disa herë publikisht, ka qenë i gatshëm që të argumentojë para komisionit parlamentar dhe çdo institucioni tjetër të Republikës së Kosovës kërkesën që nenet 37 dhe 38 të hiqen nga Kodi i ri Penal i Kosovës. Mirëpo, AGPK nuk është i gatshëm që të negociojë kërkesën, sepse çdo tendencë për riformulim apo rishkrim të këtyre dy neneve, nuk është gjë tjetër pos përpjekje për të cenuar lirinë e shtypit në këtë vend. AGPK i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta lënë anash garën për merita. Nenet 37 dhe 38 janë të turpshme dhe, si të tilla, vazhdimi i debatit për to nuk i shërben përfitimit politik të askujt. Të dyja nenet cenojnë rëndë lirinë e shtypit në Kosovë dhe fundosin demokracinë në këtë vend. AGPK përsërit edhe një herë, se Kodi Penal i Kosovës do të mbetet i papranueshëm për gazetarët dhe mediat, derisa përmban këto dy nene”, thuhet në komunikatën e AGPK-së.
Në seancën plenare, të datës 20 prill 2012, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kodin Penal të Kosovës. Ky Kod përmban dy nene, me të cilat është tentuar të rregullohet fushëveprimataria e mediave në Kosovë. Mirëpo, AGPK shpreh shqetësimin me këto nene, të cilat, sipas këtij asociacioni, e rrezikojnë lirinë e mediave në Kosovë dhe ua pamundësojnë qytetarëve të drejtën që të kenë qasje në informacione.
 
 
Share