• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
AKR-ja dhe LDD-ja e hapën fushatën

Në tubimin parazgjedhor të Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD në Dragash, Pacolli premtoi ndërtimin e një spitali dhe një Qendre rekreativo-sportive. “Me votën tuaj, duhet t'i dënoni të gjithë ata, të cilët nuk i kanë realizuar premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara. Kam qenë edhe më parë në këtë komunë dhe, sot nuk pashë asnjë ndryshim, edhe pse kjo komunë e bukur meriton shumë më tepër. Tani ka ardhur momenti kur ne duhet të mendojmë mirë para se të votojmë. AKR-ja nuk është më vetëm, por ajo është me LDD-në. Kemi një eksperiencë më të madhe dhe jemi të gatshëm ta qeverisim Dragashin”, u tha të pranishmëve lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Duke kërkuar votën për kandidatin e AKR-së dhe LDD-së për kryetar komune, Fitim Tefikun, Pacolli tha se ai është, siç e quajti, djalosh me energji, i nderuar dhe i gatshëm për këtë sfidë. “Ky djalosh do të punojë me shumë sinqeritet dhe transparencë, duke mos abuzuar asnjëherë me interesin e qytetarit. Po qe se realizohet vetëm një pjesë e programit që e shpalosi ai, jeta e qytetarëve të kësaj komune do të bëhet shumë më e mirë”, tha Pacolli, duke përmendur se ka vizituar disa fshatra të kësaj ane, ku ka parë bukuritë, në të cilën jetojnë rreth 50 mijë banorë. “Këtyre banorëve duhet t’u jepet shansi për t’u zhvilluar. Nuk duhet lejuar që ky ambient kaq i bukur të prishet. Përkundrazi, ne duhet ta ruajmë si sytë e ballit, si një margaritar të vërtetë të turizmit në Kosovë. Shansi tjetër i kësaj ane, është edhe zhvillimi i blegtorisë, e cila dikur ka qenë shumë e njohur”, nënvizoi Pacolli, duke u shprehur se, po qe se u jepet besimi, ai do të ndërtoj në Dragash një qendër rekreativo-sportive dhe një spital për sëmundjet infektive. “Ju siguroj se, nëse ne qeverisim me këtë komunë, do ta bëjmë këtë gjatë mandatit tonë. Ju duhet të besoni në këtë forcë të re. Ne nuk monopolizojmë të kaluarën, por veprojmë në bazë të vlerave të mirëfillta të saj, të kohës së rugovizmit, si dhe të luftës së ndershme të UÇK-së. Ne kemi krijuar një forcë reale, e cila e ka radhën ta udhëheq Kosovën”, tha më tej Pacolli.Shpalosjen e programit të LDD-së, e bëri kryetari i degës në Dragash, Vahidin Halili, i cili e ftoi elektoratin që ta mbështesë këtë koalicion, sepse përbëhet nga dy parti serioze dhe që kanë të gjitha potencialet për realizimin e projekteve.
Share