• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohen aktivistët e Vetëvendosjes!

vetvendosje_prizrenPrizren, 10 qershor
 - Mëngjesin e sotëm janë arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren, gjatë aktivitetit për stolisjen e qytetit me flamuj kombëtar, për nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lajmin e ka komunikuar Vetëvendosja, duke bërë të ditur se të arrestuarit janë Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi. Vetëvendosje këto arrestime i quan plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme. Arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes e ka bërë të ditur edhe Qendra Rajonale e KMDLNJ-së, në Prizren, duke njoftuar se, në orët e para të së dielës, policia ka arrestuar në Prizren 10-të aktivistë të Vetëvendosjes. Arbër Rexhaj, lider i kësaj Lëvizjeje në Prizren, i ka thënë Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së se aktivistët që u arrestuan, po hiqnin flamujt e vendeve të tjera dhe atë të shtetit të Kosovës. Sipas njoftimeve të para nga Vetëvendosje, thuhet se nuk ka pasur dhunë gjatë arrestimit.
Në rrugët që qojnë në drejtim të qendrës së e qytetit të Prizrenit, shihet qartë se dominon flamuri kombëtar, pasi që aktivistët kanë hequr shumicën e flamujve të tjerë. Heqja e flamujve të tjerë, thuhet të jetë shkas për arrestimin e aktivistëve dhe jo se u arrestuan për shkak se po vendosnin flamujt kombëtarë, ashtu siç ka njoftuar Vetëvendosje.
 
 
Share