• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prizreni sot, si në vitin 1878!
e Diel, 10 Qershor 2012 10:59

Prizren, 10 qershor
 - Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatë politike mbarëshqiptare, brenda trojeve shqiptare, sot bën 134 vjet, që nga formimi i saj. Për këtë qëllim, qyteti i Prizrenit, sot është nikoqir i figurave më të larta politike të Kosovës dhe Shqipërisë. Në shënimin e kësaj dite, në Prizren vjen edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin do ta presë homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi.prizreni_lidhja
Me një platforme ideologjike e një program politik kombëtar, me një strukturë organizative, të shtrirë në të gjitha viset shqiptare dhe e përbërë nga organet lokale e qendrore, me ushtri dhe me një veprimtari të gjerë propagandistike dhe kulturore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi për çlirimin e vendit nga robëria osmane. Për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare dhe për formimin e shtetit shqiptar. Politikisht dhe ideologjikisht, kjo Lidhje u formua në kohën kur po ndihej jehona e revolucioneve çlirimtare të Evropës dhe Ballkanit. Formimi i saj u përshpejtua, pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili e gjymtonte tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ajo u themelua nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit, ku morën pjesë përfaqësues të viseve të ndryshme shqiptare dhe, gjithashtu, u miratua Statuti dhe "Urdhëresa" që trajtonin çështjet organizative, politike dhe ushtarake të saj. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngriti, pothuajse kudo degë të saj , krijoi një front të gjerë patriotik, duke kapërcyer dallimet klasore, fetare dhe krahinore dhe u bë një forcë e organizuar, duke fituar një autoritet të padiskutueshëm në mbarë trojet shqiptare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngriti me forcë, para Qeverisë Osmane, çështjen e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një njësi politiko-administrative më vete, por që “Porta e Lartë”, në mënyrë të vendosur e kundërshtoi. Në pranverë të vitit 1879, Lidhje dërgoi një delegacion tek fuqitë e mëdha të Evropës, të kryesuar nga Abdyl Frashëri, ku u mbrojt çështja kombëtare shqiptare, duke kërkuar njohjen e popullit shqiptar, si të pandarë, respektimin e parimit të kombësisë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të shqiptarëve.
Ndër betejat më të rëndësishme, të kryesuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte mbrojtja e territoreve të Plavës, Gucisë, Hotit dhe Grudës, të cilat sot i takojnë Malit të Zi. Lëvizja për mbrojtjen e tërësisë territoriale u shoqërua me luftën për autonomi, e që tronditën Perandorinë Osmane, e cila angazhoi forca të mëdha ushtarake për ta shtypur Lidhjen.
Në mars te vitit 1881 u pushtua qëndresa e fundit, Shkupi, ku anëtarët e komitetit të Lidhjes së këtij qyteti u internuan. Edhe pse u shtyp, Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Epopeja e madhe që ajo shkroi, i dha një shtytje të re Lëvizjes Kombëtare, duke ushtruar ndikim të madh në luftërat e mëvonshme për liri. Luftën e tyre për çlirim mbarëkombëtar, shqiptarët e mbështetën në idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në përvojën e saj politiko-organizative dhe ushtarake. Lidhjen Shqiptare e drejtuan figura të shquara, si Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Iljaz Pashë Dibra dhe Ymer Prizreni. Ky i fundit, sipas dëshmive të historianëve të sotëm, ishte me prejardhje nga treva e Opojës, saktësisht, fshati Zgatar i komunës së Dragashit.
 
 
Share