• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Erhard Drevs, marshoi në Dragash

Dragash, 14 qershor
– Komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, gjenerali Erhard Drevs, të mërkurën ka marshuar rrugës qendrore të Dragashit, në kuadër të vizitës së parë që i bëri kësaj komune.drevs_jenuzi “Ndihem i relaksuar që sot jam në komunën më Jugore të Kosovës”, tha gjenerali Drevs, me të mbërritur para ndërtesës së Komunës së Dragashit, ku e prisnin kryetari, Salim Jenuzi, me bashkëpunëtorët e tij. Drejtuesi i forcave të KFOR-it tha se posedon informacione që kjo komunë nuk përballet me probleme të mëdha të sigurisë.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, e ka njoftuar gjeneralin Drevs për detajet rreth çështjes së sigurisë në Dragash, për të cilën u tha se është e lakmueshme. Më tej, Jenuzi ka potencuar edhe gjendjen ekonomike, ku është fokusuar në zhvillimin e turizmit, të cilën e konsideroi si degë të mirë për zhvillimin e kësaj komune. ”Gjendja e përgjithshme e sigurisë në këtë rajon është e qetë, por na duhet ndihmë për ringjalljen ekonomike, sepse problemi i papunësisë është mjaft i theksuar. Jemi angazhuar për krijimin  e infrastrukturës së përshtatshme për zhvillimin e turizmit, por që na duhet ndihma e institucioneve më të larta vendore e ndërkombëtare, sepse ne nuk kemi mundësi buxhetore për realizimin e projekteve zhvillimore që posedojmë”, i ka thënë të parit të KFOR-it, kryetari Jenuzi.
Gjenerali Drevs është interesuar për veprimin e strukturave paralele, gjendjen në arsimin paralel, problemet eventuale me pronat e paluajtshme, ndërmjet dy komuniteteve, si dhe gjendjen e familjarëve të familjes Reka nga Restelica, pas tragjedisë së 2 shkurtit, me ç’rast kjo familje ka humbur dhjetë anëtarë. Duke iu referuar interesimit të gjeneralit, kryetari Jenuzi ka pohuar se strukturat paralele ende veprojnë në fshatin Vraniç të trevës së Gorës. Por, siç tha Jenuzi, ato struktura janë anashkaluar qëllimisht dhe se pushteti lokal më tepër është marrë me problemet jetësore të qytetarëve, duke menduar se zgjidhja e tyre, detyrimisht do t’i zbehë angazhimet e Serbisë për tensionim, edhe të kësaj pjese të vendit. Gjenerali Drevs ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Dragash është pjesë e detyrës që i ka vënë vetës, për të mos vizituar vetëm komunat e veriut apo verilindjes së Kosovës, por edhe ato më jugore, me qëllim që më për së afërmi të njihet me hallet dhe problemet e qytetarëve dhe drejtuesve lokalë nga këto rajone.
 
 
Share