• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
RTK-ja nuk ka paguar taksën për licencë!
e Enjte, 14 Qershor 2012 13:59

licenca_taksaPrishtinë, 14 qershor
– Radiotelevizioni Publik i Kosovës, si dhe dy radiot nacionale që operojnë në kuadër të tij, Radio-Kosova dhe Radio-Blue Sky, janë disa nga mediat e shumta elektronike që nuk e kanë paguar taksën vjetore të licencës për vitin 2012. Në njoftimin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) bëhet publike se taksën vjetore nuk e kanë paguar 30 radio, në mesin e të cilave hyjnë edhe dy radiot e lartpërmendura, si dhe 21 kanale televizive, ku gjithashtu RTK-ja radhitet në mesin e tyre. Në listën e publikuar nga KPM-ja, shihet se borxhi aktual i RTK-së, me kamatë, është 15.876 euro, i Radio-Kosovës 10.584 euro dhe të njëjtën shumë e ka borxh edhe Radio-Blue Sky. KPM-ja u ka tërhequr vërejtjen të gjithë borxhlinjve që t’i kryejnë obligimet, sa më parë. Në të kundërtën, të gjitha rastet do të dërgohen në Gjykatën Ekonomike. “KPM-ja udhëzon të gjithë të licencuarit, subjektet transmetuese, ofruesit e shërbimeve programore dhe operatorët kabllorë, që të bëjnë pagesën e taksës për licencë. Në të kundërtën, kamata rritet për çdo muaj të mospagesës dhe, në rastet e dështimit të pagesës brenda vitit 2012, të gjitha rastet do të procedohen në Gjykatën Ekonomike”, thuhet në njoftimin e KPM-së.
E përditshmja “Koha Ditore” ka bërë përpjekje që të marrë përgjigje nga menaxhmenti i RTK-së, se cila është arsyeja që ky medium publik nuk e ka paguar taksën vjetore, pasi që buxheti i RTK-së për këtë vit kap shumën prej 8 milionë e 260 mijë eurosh. Por, pyetjet e dërguara në adresën elektronike të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri, si dhe thirrjet telefonike të redaksisë, nuk kanë marrë përgjigje nga Shaqiri. Po sipas kësaj tw përditshmeje, Shaqiri kishte marrë vendim, ditë më parë, që përmes RTK-së t’i bënte reklamë një agjencie turistike, në shumën prej pesë mijë eurosh, pasi që e njëjta agjenci i kishte dërguar në ekskursion në Vlorë rreth 300 punëtorë të RTK-së.
Mospagesën e taksës vjetore për licencim nga ky medium, e ka konfirmuar të mërkurën zyrtarja për marrëdhënie me publikun në KPM, Fikrete Çoçaj. “Janë gjithsej 51 të licencuar që nuk e kanë paguar taksën për licencë, përfshirë këtu edhe RTK-në, Radio-Kosovën dhe Radion Blue Sky”, ka thënë Çoçaj, duke shtuar se rastet e të licencuarve që nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor do të procedohen në Gjykatën Ekonomike. “KPM-ja do të veprojë në bazë të Ligjit, sa u përket sanksioneve për të tilla raste”, është shprehur Çoçaj, duke specifikuar se 10 të licencuar të tjerë që e kanë bërë pagesën e taksës vjetore me vonesë, duhet të paguajnë vetëm kamatën për vitin 2012.
 
 
Share