• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
EULEX: Dino Asanaj është vetëvra!
e Hënë, 18 Qershor 2012 21:11

Prishtinë, 18 qershor
- Rezultatet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër, përveçse vetëvrasjes. Kjo është përgjigja e Zyrës ligjore të EULEX-it, në lidhje me vdekjen tragjike të shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, katër ditë më parë.dino_asanaj Burime zyrtare, në kushte anonimiteti bëjnë të ditur se raporti i mjekësisë ligjore për këtë ngjarje ende nuk është finalizuar. EULEX-i konfirmoi vetëm rezultatin e autopsisë, si dhe komisionin e njerëzve në prezencën e të cilëve është kryer autopsia e trupit të shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. “Një mjek i EULEX-it ka qenë pjesë e komisionit, i cili e ka kryer autopsinë. Autopsia është kryer në prezencë të një prokurori të EULEX-it dhe një prokurori vendor. Gjetjet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përpos vetëvrasjes, thuhet në deklaratën e shkurtër të zëdhënësit të EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Nga ana tjetër, hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë intensive, ka thënë prokurori i lëndës, Blerim Jusufaj, duke komentuar pyetjen, nëse janë zbuluar arsyet të cilat mund ta kenë çuar të ndjerin të kryej vetëvrasjen. “Është ende herët të flitet për këtë çështje”, ka thënë Jusufaj, për të shtuar se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë dhe se hetimet ende janë të koncentruar në rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt.
 
 
Share