• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Verëtarët kërkojnë përkrahje nga shteti

Rahovec, 19 qershor 2012
 - Gjendja aktuale e prodhuesve të rrushit dhe të verës, në komunën e Rahovecit cilësohet të jetë shumë e rëndë, madje me rrezik të përkeqësimit të kësaj situate. Këtë shqetësim e kanë ngritur drejtues të kompanive prodhuese të rrushit dhe të verës dhe përfaqësues të shoqatës kosovare të verëtarëve “Enologjia”.vera_kosovare
Gjatë takimit me kreun e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ata kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve drejtuese të shtetit, për krijimin e rrethanave lehtësuese për verën kosovare. Të njëjtët kërkojnë sensibilizim të problemit të eksportit të verës në tregun evropian. Kryetari Latifi u premtoi atyre se mund të formohet një ekip për takime me ambasadorë, zyrtarë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, por jo edhe një ndihmë të drejtpërdrejtë nga ai. “Unë do të jem në krah me ju dhe së bashku mund të krijojmë një bazë të komunikimit me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, për të sensibilizuar tregun e jashtëm. Ne mund të kontaktojmë zyrtarë të Komisionit Evropian, ambasadorë të vendeve të BE-së, ministra të Ekonomisë, Bujqësisë, Financave dhe ndonjë person me përgjegjësi të caktuara në vendimmarrje”, u ka thënë Latifi drejtuesve të kompanive prodhuese të rrushit dhe të verës, përfshirë edhe përfaqësues të shoqatës kosovare të verëtarëve “Enologjia”.
Hysen Geci, përfaqësues i kompanisë verëtare “Stonecastle”, ka thënë se çështja e kuotave të verës në tregun evropian mund të konsiderohet e mbyllur, pasi që kjo marrëveshje tashmë është e përfunduar. ”Duhet të bëjmë përpjekje që të arrijmë marrëveshje të re, ndonëse e kuptojmë se çështjet politike janë pengesë serioze. Ne duam të jemi të mbështetur përafërsisht, siç i trajtohen kolegët tanë në shtetet e rajonit. Po bëhet marketing joluajalë nga ana e kompanive të shteteve fqinje dhe këto kompani nuk paguajnë asnjë obligim ndaj shtetit të Kosovës”, është shprehur Geci.
Ndërkaq, Halim Haxhijaha, nga ndërmarrja “Bodrumi i vjetër”, tha se mospranimi i shtetit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë dhe nga disa shtete të BE-së, ka ndikim direkt edhe në bizneset e tyre. Ai thotë se po përballen me vështirësi të shumta, sidomos në çështjen e tregtimit të prodhimeve të verërave. ”Mbase do të duhej që të aplikoheshin modelet e disa vendeve fqinje, të cilat subvencionohen nga qeveritë e tyre. Po përballemi me mbiprodhim, prandaj kërkohet një qasje ndryshe dhe hartim i politikave afatgjate të zhvillimit të këtij sektori”, ka thënë Haxhijaha.
Kryetar i shoqatës së verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, Ismet Haxhimurati, tha se janë të vendosur që, së bashku, të bëjnë veprime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës së 5 mijë bujqve që kultivojnë hardhitë, por edhe prodhuesve të verës. “Infrastruktura e ngritur ka qenë e kushtueshme, rreth 200 milionë euro, dhe dështimi në këtë sektor mund të sjellë pasoja të pariparueshme për ekonominë kosovare”, ka thënë i pari i verëtarëve të Kosovës.
Kryetari Latifi propozoi që të organizohen takime të ndara, me disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës, e më pas të bëhen përpjekje që të takohen edhe me zyrtarë të Komisionit Evropian. Pronarë bodrumesh dhe zyrtarë të shoqatës thanë se do të kërkohet çështja e rimburësimit, përcaktimi i kuotave për tregun evropian, mbështetja dhe subvencionimi i vreshtarëve dhe verëtarëve.
 
 
Share