• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
PDK kërkon “pastrimin” e Kodit Penal!
e Hënë, 25 Qershor 2012 20:31

kuvendi_kosovaPrishtinë, 25 qershor
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka hequr dorë nga mocioni i saj për riformulimin e neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me përgjegjësitë penale të mediave. Me këtë veprim, të cilin Grupi Parlamentar i PDK-së ia ka prezantuar sot Kryesisë së Kuvendit, është pajtuar në parim me kërkesën e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që Kodi i Penal të ndryshohet, duke i hequr tërësisht këto nene dhe jo duke i riformuluar ato.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se është krijuar një rrëmujë, por që ka shprehur besimin se do të gjendet zgjidhja më e mirë dhe më e përshtatshme për mediat dhe gazetarët. Krasniqi, megjithatë, nuk e ka shfajësuar qeverinë për këtë rrëmujë, duke rikujtuar se Kodi është proceduar në Kuvend për miratim me këto dy nene, pikërisht nga Qeveria e Kosovës. Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, tha se PDK-ja është pajtuar që të mos ketë mocion për riformulimin e neneve dhe ka përkrahur nismën e qeverisë për heqjen e tërësishme të neneve 37 dhe 38, në bazë të procedurave të rregullta.
Opozita ka kritikuar ashpër sjelljet e partisë më të madhe në Kuvend dhe qeverisë që drejton ajo, duke thënë se po ia humb kredibilitetin Kuvendit me sjelljet e tilla. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se LDK-ja do t’i mbështet kërkesat e komunitetit të gazetarëve. Kurse, për procedurat që do të ndiqen, deri te heqja e neneve, ai tha se kjo mbetet çështje e interpretimeve ligjore dhe kushtetuese.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, tha se PDK-ja dhe qeveria që ajo drejton, po bëjnë lojë shumë të rrezikshme me kredibilitetin e Kuvendit, duke votuar dhe më pas duke u penduar për votat e tyre.
Sidoqoftë, problem më vete mbeten procedurat, pasi që të premten Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e presidentes, Atifete Jahjaga, për heqjen e neneve 37 dhe 38, duke e fuqizuar Kodin Penal me këto dy nene. Hyrja në fuqi e këtij Kodi pritet diku në janar të vitit të ardhshëm, kështu që tash mbetet për interpretim juridik kushtetues çështja se a do të hyjë fillimisht ky kod në fuqi e me pas të ndryshohet, apo do të gjenden hapësira ligjore që ai të ndryshohet qysh në këtë fazë.
 
 
Share