• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Brodi bëhet me shteg për këmbësorë!

brod_hikingDragash, 26 qershor
- Komuna e Dragashit është e para komunë në Kosovë, e cila ka marrë nismën për ruajtjen e biodiversitetit, në nivel komunal. Kjo nismë, për një qëndrueshmëri mjedisore, ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e komunës së Dragashit, thonë zyrtarët e Dragashit. “Administrata jonë u jep po aq rëndësi çështjeve mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal, sikurse edhe administrata qendrore. Një nga rezultatet kyçe të projektit, është edhe hartimi i Planit Lokal të Veprimit në Biodiversitet për gjithë territorin e komunës së Dragashit”, pohon Avni Nebiu, drejtor komunal për Administratë dhe Personel në Dragash.
Këtë muaj është përuruar investimi në fshatin Brod të trevës së Gorës, në të cilin janë përfshirë rinovimi i shtigjeve për ecje, si dhe shenjëzimi i gjatësisë së shtegut për orientimin e këmbësorëve. Ky investim është realizuar, në kuadër të projektit “Biodiversiteti dhe Shërbimet e Ekosistemit për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal në Ballkanin perëndimor”, i udhëhequr nga Qendra Evropiane për Konservim të Natyrës (ECNC), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC). Ndërkohë që barrën financiare e ka marrë Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës. Bashkëpunëtorë, në realizimin e këtij projekti 3-vjeçar, ishte Komuna e Dragashit, ndërsa realizues i punimeve ishte Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës.
 
 
Share