• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aktiviteti i UNDP-së, i panjohur në Dragash?

Dragash, 27 qershor 2012
 - Mbledhja e gjashtë e Kuvendit komunal të Dragashit, në të cilën ishin paraparë pesë pika për rend dite, të mërkurën është mbajtur, pa dy pika të paralajmëruara.undp_dragash Shqyrtimi i një kërkese nga UNDP-ja, lidhur me dokumentet për Planin Zhvillimor Komunal dhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit Komunal, lidhur me Vendimin për ndarje të trojeve në Zonën industriale “Dubrava”, për dy ndërmarrje private, ishin pikat që nuk kaluan në seancë, me arsyetim se nuk i kanë plotësuar kriteret për tu shtjelluar në legjislativ.
Sapo u miratua rendi i ditës, pa këto dy pika, përfaqësuesit e UNDP-së kanë lëshuar sallën, e që ky veprim u debatua në mënyra të ndryshme. Delegati opozitar i AAK-së, Blerim Piraj, kërkoi sqarime nga pushtetarët, në lidhje me rolin që ka UNDP-ja në Dragash dhe “përse duken të acaruara marrëdhëniet e Kuvendit me këtë organizatë”. Ai kërkoi më shumë sqarime, duke shprehur edhe mendimin e tij se, kjo e fundit, ndodhet në Dragash për të mirën e kësaj komune. Kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj, tha se UNDP-ja është organizatë që vërtetë punon për të mirën e komunës së Dragashit, por me donacione të qeverisë së Finlandës. “Dikur ishin shumë të mira raportet e Kuvendit me UNDP-në, por që aktualisht, pa i ditur ne arsyet, kjo organizatë i ka ndërprerë marrëdhëniet me Kuvendin. Më shumë se një vit, menaxherja ka punuar, pa e përfillur Kuvendin. Ajo nuk duhet të punoj me njerëz nga rruga, por me institucione, gjegjësisht me Kuvendin, si organ më i lartë i Komunës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të delegatëve, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se UNDP-në e ka ftuar ai, që të hartojë një Plan Zhvillimor për komunën e Dragashit. “Këtë punë nuk mund ta bëj Komuna, sepse është projekt i shtrenjtë. Vetëm këtë vit, UNDP-ja do të investojë rreth 100 mijë euro. Sot kanë dashur të bëjnë vetëm një prezantim para jush dhe asgjë më shumë, prandaj ndihem i turpëruar për krijimin e kësaj situate”, tha Jenuzi, duke shtuar se, vetëm hartat e Dragashit që janë punuar nga UNDP-ja, duhet të konsiderohet si vepër e rëndësishme. “Nuk është në rregull që një organizatë e huaj të kërkoj qasje tek ne, për të rezultuar më pas se ne dimë edhe kështu”, ka thënë Jenuzi.
Reagimi i kryesuesit të Kuvendit, Lulzim Rifaj, ishte i menjëhershëm në seancë, duke i thënë kryetarit se UNDP-ja, nuk është vetëm për interesin e komunës së Dragashit, por edhe për interesin e vet. “Ajo menaxhon me paratë e dikujt tjetër, prandaj duhet të jetë më përgjegjëse ndaj institucioneve. Kjo, sepse është Kuvendi ai që do t’ia miratoj të gjitha raportet”, tha Rifaj.
 
 
Share