• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
SharrCem, koritet menjëherë pas privilegjit!
e Enjte, 28 Qershor 2012 18:28

Prishtinë, 28 qershor 2012
- Dogana e Kosovës e ka gjobitur fabrikën e çimentos "SharrCem" për mashtrim tarifor. Zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se nuk është në dijeni për shumën e masës ndëshkuese, duke mos e mohuar se ndëshkimi ndaj këtij gjiganti nga Hani i Elezit është shqiptuar.sharrcem
Kjo fabrikë ishte munduar të sjellë çimento në Kosovë fshehurazi, nëpërmjet kufirit me Maqedoninë, duke ngarkuar 12 maune me çimento të pa finalizuar, por që doganierët kosovarë dyshonin se brenda tyre kishte çimento, e jo lëndë të parë, siç ishte deklaruar malli. Sipas burimeve doganore, deklarimi i rremë nga "SharrCem" ishte bërë për t'i ikur taksës doganore prej 35 për qind, të cilën e ka vënë Ministria e Tregtisë për importuesit e çimentos, për t’i mbrojtur pikërisht interesat e fabrikës "SharrCem", prodhues ky i vetëm në Kosovë.
Megjithatë, vendimi që të tjerëve t’iu kërkohet taksë doganore prej 35 për qind, kompanisë prodhuese të çimentos “SharrCem”, nuk i ka mjaftuar. Kjo kompani ka tentuar të fusë ilegalisht çimento të pa finalizuar, por që doganierët nuk janë mashtruar. Ata kanë bllokuar 12 maune të “SharrCemit” dhe kanë këshilluar këtë kompani që, tash e tutje, produkte të ngjashëm mund të importojë në Kosovë, vetëm nëse paguan taksë doganore prej 35 për qind, sa është vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për çimenton e importuar nga jashtë. “Kompanisë i është lejuar të vazhdojë importin e produktit të deklaruar, me kusht që të paguaj taksën shtesë, prej 35 për qind”, tha kreu i Doganave, Naim Huruglica. Por, krerët e fabrikës “SharrCem” mohojnë të kenë kontrabanduar çimento nga Maqedonia, duke u mbështetur në analizat e një laboratori privat.
Sa i përket kontestit doganor ndërmjet fabrikës “SharrCem” dhe Doganave të Kosovës, MTI-ja ka thënë se nuk ka çfarë të komentojë, lidhur me këtë proces, posaçërisht në kohën kur procesi nuk ka përfunduar. “Duhet rikujtuar se, pohimeve të Doganave të Kosovës, për deklarim të gabuar tarifor, kompania në fjalë u është përgjigjur me pohime të kundërta dhe, për të përcaktuar situatën definitive, lidhur me këtë rast, do të duhet edhe një kohë. MTI-ja beson plotësisht në kompetencën e Doganave të Kosovës, për tu marrë me rastin, dhe nuk e sheh të udhës që të japë komente, pa pranuar raportin final rreth këtij rasti”, thuhet në një komunikatë të këtij dikasteri.
 
 
Share