• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohen për vjedhje të karburanteve!

Malishevë, 02 korrik 2012
- Policia e Malishevës, në një aksion të madh të bastisjeve, përgjatë trasesë së autostradës, natën mes të shtunës dhe të dielës, ka arrestuar tetë persona, si të dyshuar se janë marrë me vjedhje dhe kontrabandë të karburanteve.enka Lajmin e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës, në Malishevë, Bekim Begaj, i cili tha se të arrestuarit janë nga fshatra të ndryshme të komunës së Malishevës. Sipas komandantit Begaj, aksioni është ndërmarrë, pasi vjedhjet e karburantit nga makinat e kompanisë “Bechtel Enka”, e cila po e ndërton autostradën, kishte kaluar në një dukuri të shpeshtë. “Shtimi i numrit të vjedhjeve, na ka detyruar të hartojmë një plan dhe, nga ora 23:00 e natës së shtunë e deri në orën 6:00 të së dielës, kemi qenë në aksion dhe kemi ushtruar kontrolle të shumta përgjatë trasesë së autostradës, duke filluar nga fshati Tërpezë e deri në fshatin Bellanicë, me ç’rast janë arrestuar tetë persona nga lokalitete të ndryshme të komunës së Malishevës”, tha Begaj.
Merret vesh se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë zjarri, pa leje, 61 copë fishekë dhe 250 litra naftë. Nga tetë të arrestuarit, sipas njoftimeve të policisë, gjashtë janë punëtorë të kompanisë së sigurimeve “Besa Security” dhe dy të konsorciumit “Bechtel Enka”.
Gjashtë persona janë liruar, pas marrjes së deklaratave, dhe lënda e tyre ka shkuar në procedurë të rregullt, ndërkaq dy të tjerë, tek të cilët janë gjetur armë, janë ndaluar në polici.
 
 
Share