• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kundërshtohet vendimi i KK-së për gjahishtet!

Dragash, 3 korrik 2012
- Vendimi i Kuvendit komunal të Dragashit, që Shoqatës së Gjahtarëve “Malet e Sharrit”, t`i jepen në menaxhim gjahishtet, është kontestuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Pylltarisë.dragash_gjahishtet Këtij kontesti i kanë paraprirë kërkesat e Shoqatës së Gjahtarëve “Dhia e Egër “, e cila deri më tani i ka menaxhuar këto gjahishte, si dhe e këshilltarëve të LDK-së, për mbikëqyrje të detyrueshme të vendimit të datës 3 maj.
Në përgjigjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, drejtuar kryetarit të Komunës, Salim Jenuzi, dhe kryesuesit të KK-së, Lulzim Rifaj, thuhet se vendimi i KK-së është i paligjshëm. “Vendimi i KK të Dragashit është në kundërshtim me nenin 27 të Ligjit nr. 02/1-53 për Gjuetinë, i cili parasheh që dhënia në shfrytëzim dhe menaxhim të gjanishteve, personave juridikë dhe fizikë”, thuhet në fillim të kësaj shkrese. Sipas MAPL-së, me rastin e marrjes së vendimit nga KK i Dragashit, duhet të vendoset për çështje kryesore, duke përdorur shprehje juridike, e jo siç është vepruar me rastin e vendimit të lartshënuar, ku në fjalën e parë të pikës 1 të këtij vendimi është përdorur shprehje “njoftohen” dhe më pas është përcaktuar se është vendosur për pëlqimin. “Bazuar në atë që u tha më lart, dhe me qëllim të respektimit të dispozitave ligjore të Ligjit për Gjuetinë dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kërkojmë nga autoritetet e komunës dhe kryetari i Komunës, që të ndërmarrë veprime konkrete, me qëllim të zbatimit të plotë të dispozitave ligjore që rregullojnë këtë çështje”, përfundon shkresa e nënshkruar nga Sllobodan Petroviq, zv-kryeministër dhe ministër i MAPL-së.
Edhe shkresa e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR),  ka konstatuar se Kuvendi komunal i Dragashit e ka shkelur ligjin. Në mbështetje të Ligjit për Gjuetinë, Nr. 02/L-53 dhe UA Nr. 10/2007 “Kriteret e caktimit të zonave dhe procedurat për themelimin e vendgjuetive” dhe UA nr. 06/2009 “Për menaxhimin e vendgjuetive të përbashkëta”, jep konstatimin se “Vendimi, 01 nr. 06-649/2, të datë 03.05.2012, i KK të Dragashit, është në kundërshtim të plotë me Ligjin për Gjuetinë, nr.02/1-53, i datës 16.12.2005, respektivisht, nenin 16-të, paragrafi 16.1, nenin 19, nenin 27, paragrafi 27.1, nenin 34, paragrafi 34.1, nenin 63, paragrafi 63.1 dhe paragrafi 63.2, si dhe në kundërshtim me aktet nënligjore të UA, nr. 10/2007, nenin 3 dhe 8, UA nr. 06/2009, neni 2, paragrafi 2.3 dhe nenin 3, paragrafi 3.1, 3.2 dhe 3.3”, thuhet në këtë përgjigje të MBPZHR-së, sipas së cilës, Komuna e Dragashit nuk ka bërë ende përcaktimin e vendgjuetive, konform nenit 16 të Ligjit të Gjuetisë. “Andaj, në mbështetje të këtij Ligji, KK i Dragashit, deri në themelimin e vendgjuetive të përbashkëta, duhet patjetër të zbatojë nenin 63, paragrafi 63.1 dhe 63.2”, thuhet në fund të kësaj shkrese.
 
 
Share