• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hashim Thaçi, është serb!
e Mërkurë, 04 Korrik 2012 16:18

Beograd, 04 korrik 2012 -
Radosllav Daniloviq, i cili në fillim të Shekullit 20 kaloi në Islam dhe e ndërroi emrin e tij, në Jusuf, ishte stërgjyshi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kështu shkruan gazeta beogradase “Kurir”, duke u bazuar në një Blog, i cili paska nxjerrë të dhëna nga disa burime, për të cilat thotë se janë të sigurta.thaci_serb Nën titullin “Thaçi është serb”, kjo e përditshme serbe shton se prifti ortodoks, Radosllav Daniloviq, me siguri është stërgjyshi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi blogu paska vënë dëshmi, sipas disa letrave të hoxhës së asaj kohe nga Mitrovica, Mulla Ibrahimit, myfti i Shkupit, që paska shkruar se, fenë e vërtetë, Islamin, e ka pranuar prifti i Sërbicës, Radosllav Daniloviq. "Ai e mori emrin Jusuf, por konsiderohet si njeri shumë i respektuar, në mesin e kaurve të tij. Të shumtë ishin atje, në famullinë e tij, që shkuan gjurmëve të tij dhe morën besimin e duhur. Unë nuk guxoj t’i besoj, sepse kauri mbetet kaur, prandaj e mbaj atë në distancë", citohet letra e mulla Ibrahimit, dorëshkrim ky, i cili, sipas kësaj gazete, ruhet në arkivat historik, në Ankara.
Gazeta serbe shkruan se, një tjetër dokument, i cili dëshmon lidhshmërinë e kryeministrit të Kosovës, me Jusuf Thaçin, ruhet në Bibliotekën e manastirit “Hilandar” dhe daton nga viti 1898. "Kjo është një listë e priftërinjve dhe pastorëve. Si pastor i Sërbicës, në listë figuron edhe prifti, Radosllav Daniloviq, i cili është njëri nga priftërinjtë më të mirë dhe më të zellshëm", pohon gazeta serbe, duke cituar këtë listë. Gazeta “Kurir” citon blogun “Balkanoid”, i cili vë në dukje se 14 vjet pas përpilimit të kësaj liste, prifti Radosllav konvertohet në Islam. “Duke pranuar fenë islame, krahas gruas, priftëreshës, me të cilën ai jetoi, Jusuf Thaçi martohet edhe me një grua arnaute, nga një fshat i Çiçavicës. Ajo vdes në lindje të fëmijës së parë. Vetëm me arnauten e dytë, e cila ishte nga Gllogovci, Jusufi bën gjyshin e Hashim Thaçit, si dhe katër fëmijë të tjerë. Edhe pse si mysliman, Jusufi nuk e fitoi administrimin fetar mbi popullsinë lokale, por që shumicën e famullisë së tij, ai arriti ta konvertojë në Islam, duke shpresuar që të bëhet hoxhë dhe të përfitoj administratën fetare në Sërbicë. Deri në fund të jetës, më 1929, ai nuk ia doli këtij qëllimi”, citon këtë blog, gazeta serbe “Kurir”, për të shtuar se, festa e shenjtë e Daniloviqit ishte Dhimitri, dhe se, Hashim Thaçi, e ka të njohur origjinën e tij, por që e fsheh atë, për arsye politike. Gazeta serbe “Kurir”, e njohur si shtyp i verdhë, pohon se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e di mirë se “Shën Dhimitri” është festa e shenjtë e tij, prandaj në këtë ditë ai nuk po punoka asgjë.
 
 
Share